E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien akuzat ndaj 5 futbollisteve meksikane qe dolen pozitiv me Klenbuterol

Federata Meksikane e Futbollit bëri të ditur gjatë një konference për shtyp që pesë futbollistët që kanë rezultuat pozitiv me substancën e ndaluar Klenbuterol janë të pafahjshëm dhe ka r[në çdo akuzu drejt tyre.

Presidenti I komisionit të disiplinës, Alfonso Sabater, mbrojti pesë lojtarët që e kishin marrë substancën e ndaluar gjatë konsumimit të mishit. Lojtarët Cristian Bermudez, Edgar Duenas, Guillermo Ochoa, Francisco Pinedo dhe Antonio Naelson u pezulluan vetëm pak ditë para fillimit të turnuet “Gold Cup”, ku Meksika mundi SHBA në finale.

Meksika I ka shpjeguar FIFA-s dhe agjensisë ndërkombëtare anti-doping WADA mënyrën si klenbuteroli kishte përfunduar në gjakun e lojtarëve të saj dhe të dy këto organe i ka dhënë të drejtë duke luajtyuar aktivizimin e futbollistëve.

Meksika po luan me ekipin U-23 në Kupën e Amerikës ku I ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Perusë dhe Kilit.

Meksikanët vendosën të shkojnë me të rinjtë sepse krahas pesë lojtarëve të lartpërmendur, u pezulluan dhe katër të tjerë për të njëtjën arsye, ndërsa tetë lojtarë u pezulluan nga kombëtarja, sepse futën prostituta në hotel, pak ditë para fillimit të Kupës së Amerikës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›