E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim në Mesjetë

U desh një vullkan ekzibicionist, me një emër të ēuditshëm islandez: Eyjafjallajökull, për të na treguar parëndësinë tonë përballë forcës së natyrës. Një tjetër provë, që tregon dobësinë e “shpikjeve” shkencore njerëzore. është stomaku i tokës që - nëpërmjet qiellit – godet njerëzinë. Këtu nuk kemi një rrufe që godet një njeri të vetëm, as një furtunë në det që përmbys anije, por një re opake, një re e patejdukshme që mbyll grillat e të syve, fik motorët e avionëve kundër së cilës nuk mund të luftohet me mjetet e shoqërisë sonë mekanike.
Përtej horizontit filozofik, reja e hirit vullkanik islandez i solli njerëzit e hutuar nga moderniteti me këmbë në tokë duke i treguar paqëndrueshmërinë e Teknikës së tyre. Dhe për këtë jam tifoz ultras i shpërthimit të vullkanit Eyjafjallajökull, sepse gjithmonë vullkanet kanë ndryshuar klimën dhe historinë. Këtë e dinte edhe në shekullin e parë para Krishtit, filozofi grek Poseidoni, që thoshte se ēdo ndodhi në një univers tjetër kishte lidhje me universin tonë, dhe anasjelltas. Ajo ēka deduktonte Filozofi ishte një intuitë konceptuale, kurse ne e kemi bërë realitet konkret. Ne, njerëzit kemi krijuar një mekanizëm aq kompleks, të integruar dhe universal që ēdo ndodhi negative në një cep të botës e fik krejt sistemin. Një shembull. Për para fikjes së pjesshme të sistemit të aviacioni civil europian, për shkak të resë së dendur të hirit vullkanik islandez, kemi pasur sistemin e kolapsit financiar grek, ku ndërlidhja e ndryshme pjesëve të sistemit (BE) bëri ēmos të shpëtonte nga fikja sistemin ekonomiko-financiar botëror.
Kuptohet vetiu se sot për sot globalizmi i ka krahët prej dylli, si Ikari në mitologjinë greke; mjafton pak zjarr për të shkrirë gjithēka sa kemi krijuar dhe sa hap e mbyllë sytë gjendemi në epokën e tribuve. Për Krisht, jemi pulvis et cinis, pluhur dhe hi.
Gjithashtu sipas shkencës me “SH” të madhe shtypi Universi ka lindur pas një katastrofe të madhe, ose si quhet ndryshe Teoria e Big Bang-ut, që ka ēarë “një heshtje të mbinatyrshme”, dhe do të përfundojë po me një kataklizëm entropik: degradimin i energjisë. Sikurse po ashtu është e vërtetë se midis dy ekstremeve katastrofike, ne, gjendemi sot në intervalin e katastrofës natyrore. Mirëpo potenciali i mendjes njerëzore sot nuk është në gjendje t’u bëjë ballë, por vetëm e pranon në heshtje. Siē po ndodh njërezve në aeroporte e gjetkë me shpërthimin e vullkanit islandez. Nëse dikush mendonte si ishte i plotfuqishëm në tokë apo qiell, i blinduar, si i siguruar nga fatkeqësitë
duhet rifreskojë pak konceptet e tij sepse siē pamë e dëgjuam mjafton një duhi xixash dhe ne shkundemi si fije bari në rrezik. Ndërsa avionët në aeroportet e Europës ngjasonin si ato fluturat e balsamosura, turma njerëzish prisnin, flisnin në celularë dhe ku të gjenin pyesnin dikë që kishte një uniformë jo civile.
Sidoqoftë në Shqipëri problemet e shkaktuar nga hiri i shpërndarë në atmosferë nga shpërthimi i vullkanit islandez është ndier shumë pak në opinion publik, në krahasim me vende të ndryshme të Europës. Sepse duke pasur shumë pak viza për të udhëtuar me mjete fluturuese edhe problemet që dalin nga frenimi i këtij mjeti udhëtues janë vetëm të një grupi të vogël shoqëror: emigrantë, biznesmenë dhe politikanë. Edhe Sali Berisha, Kryeministri i Shqipërisë udhëtoi me makinë drejt vendit të tij po ashtu siē udhëtoi kancelaria gjermane Angela Merkel nga Roma për në Berlin, e ma pas drejt Varshavës për të qenë prezent në varrimin e Lech Kaczynski.
Sa e vogël është bota.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›