Portreti i Nënë Terezës do shfaqet në Muzeun e Arteve të Bukura, në Boston
Nën kujdesin e veēantë të zonjës Liri Berisha do hapet në Nju Jork, më 26 prill, ekspozita për Nëna Terezën, aktivitet në kuadër të Vitit 2010 si viti i 100 vjetorit të lindjes
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Shqipëri ka shpallur kalendarin e aktiviteteve që do të organizohen gjatë gjithë vitit 2010, "Viti i Nënë Terezës" me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes me origjinë shqiptare. "Të gjithë aktivitetet që do të organizohen kanë si synim nderimin dhe respektin për këtë ikonë unikale të humanizmit dhe paqes botërore. Ato synojnë gjithashtu të bëjnë sa më të njohur origjinën e saj shqiptare dhe dashurinë e veēantë që ushqente Nënë Tereza për Shqipërinë dhe shqiptarët", citohet të ketë thënë ministri Ferdinand Xhaferaj. Në vazhdimësi të këtyre aktiviteteve, në hollin e delegatëve të "Pallatit të Qelqtë", selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, më datën 26 prill ditën e hënë, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nën përkujdesjen e veēantë të bashkëshortes së kryeministrit të Shqipërisë, zonjës Liri Berisha, presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë", vjen në Nju Jork: "Me një ekspozitë pikturash për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës”. Gjatë një interviste për një televizion shqiptar në Tiranë, bashkëshortja e kryeministrit, presidente e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” ka thënë: "Me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së Nënë Tereses, fondacioni "Fëmijët shqiptarë" kanë organizuar dhe do të organizojnë mjaft aktivitete. Një aktivitet që është shumë i rëndësishëm do të realizohet në fund të muajit prill me hapjen e dy ekspozitave në Uashington dhe në Nju Jork. Rëndësia është se dy këto ekspozita bëhen në bashkëpunim të fondacioni “Nënë Tereza”, me miqtë e Nënë Terezës në Nju Jork dhe në Uashington. është një histori e përbashkët, etnografike, historike, me objekte të familjes, me objekte të Nënë Terezës, e rëndësishme është që kjo ekspozitë do të hapet në një nga sallat e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, dhe në një nga sallat e Kongresit Amerikan në Uashington".
Beqir Sina