Toka është nje planet për t’u shpëtuar
22 prilli njihet si një ngjarje, një lëvizjeje e apelimit ndaj problemeve kryesore qe lidhen me degradimin e tokes për mbrojtjen e mjedisit e cila është një tubimë më madhështor në historinë e lëvisjes ambientaliste. Problemet qe ka natyra dhe qe i kemi shkaktuar ne, nuk njohin kufij dhe prandaj nje dite e tille kur te gjithe njerezit anemban botes organizojne takime te tilla. Parulle e te gjitha organizatave ekologjike është “Vepro lokalisht, mendo globalisht”, dhe ne veprojme akoma lokalisht. Ne strategjine e zhvillimit te mos ndertojme me shume se sa mund te mbaje toka jone dhe tu leme pasardhesve tane natyrën me rëziqe me luften e ngrohjes globale, në ruajtjen e planetit tone
Si këmbët tona lënë një gjurmë në tokë, kështu edhe stilet tona të jetës lënë një gjurmë, duke analizuar “gjurmët” që lëmë në tokë mund të studiojmë mënyrat për të transformuar nga negative në pozitive impaktet e mirëqënies ekologjike.
Duke përdorur këtë tregues është e mundur të vlerësohet sa Tokë do të duhej për të mbështetur zhvillimin e njerëzimin. Sipëfaqja e përgjithshme e ekosistemeve tokësore të nevojshëm për të mbajtur vazhdimisht të gjitha aktivitetet sociale dhe ekonomike të popullsisë, kjo është e bazuar në mireqenien ekologjike të Tokës. Janë të nevojshme vlerësimet e shëndetit të eko-sistemeve, ku aktiviteti njerezor i pa kontrolluar i degradon ato dhe pasojat janë, impaktet negative të humbjes së natyrës dhe me pasoja tek njërëzimi... Shkaku kryesor i përkeqësimit të mjedisit global, konsiston në modelet e paqëndrueshëm të prodhimit e të konsumit, në veēanti në vendet e industrializuara.
Sipas studimeve të fundit, ēdo banor i Tokës ka në dipozicion vetëm1,7 ha (0.7ha në Shqiperi) të Tokës nga e cila merret mbështetja dhe ku derdhen mbetjet. Kjo llogaritje është bërë si në vijim: secili prej nesh, në shkallë botërore, ka në dispozicion 0,25 ha tokë bujqësore (në Shqipëri 0.17 ha), 0,6 ha kullotë (në Shqipëri 0.1ha), 0,6 ha pyje (në Shqipëri 0.25ha) 0.3ha sipërfaqe ndërtuese (në Shqipëri 0.18 ha). Mirëqenia ekologjike është në rritje, ndërsa biokapaciteti i planetit (d.m.th., sasia e tokës ekologjikisht prodhuese në tokë) vazhdon të zvogëlohet: kjo nënkupton që jemi në një gjendje të mbingarkeses së tokës, burimet natyrore të së cilës po konsumohen me më shumë shpejtësi se sa janë në gjendje të rigjenerohen. Terreni shqiptar me bukurite dhe larmite e tij, eshte ndoshta nga me te veēantit nder territoret evropiane. Zonat kodrinore, kodrinore-malore dhe ato malore, qe shpesh lartesohen ne skaj te ultesirave dhe zonave fushore, pershkuar nga lumenj me prurje te fuqishme ,behen potencialisht te mundshem per t’u degraduar ne rast se nuk veprohet. Ky peisazh me variacione e larmi te tille, shoqerohet gjithashtu dhe nga nje klime po aq e ndryshueshme, ku shirat perbejne elementin me erodues e degradues per gjithe siperfaqen e territorit shqiptar.
Faktori njeri, ka gjithashtu rolin e tij ne miretrajtimin apo degradimin e tokes. Ne Shqiperi, eshte shpyllëzuar nje siperfaqe e madhe gjate nje periudhe relativisht te shkurter, jane te pamjaftushme investimet per mirembajtjen e tokes bujqesore, po behen gjithnje e me te ndjeshme zjarret ne kullota, toka torfike e pyje, etj. Shqipëria nga ana tjeter, ka nje siperfaqe te vogel te tokes bujqesore per fryme e nje fragmentarizim te saj te madh, nderkohe qe levizjet demografike te pastudiuar mire te cilat ndikojne keq në administrimin e kësaj pasurie për sotë dhe të arthmen e njerëzimit.
Shkaterrimi i tokes jo vetem ne vendin tone, por edhe ne shume vende te tjera te botes konsiderohet si fatkeqesi kombetare pa u kufizuar vetem me token, por edhe ne shume sektore te tjere te ekonomise ne teresi.
Nje nga fakëtoret kryesor te dëmtimit te tokes është fenomeni Erozion. Monitorimet e fundit te specialisteve te QTTB Fushe-Krujë dëshmojne të dhëna se ky fenomen është konstatuar në të gjithë territorin e vendit dhe shfaqet në forma të ndryshme, si gërryerje sipërfaqësore e tokës, e brigjeve të lumenjve, e përrenjve, transport i depozitimeve të ngurta e zhavorëve, shkarje e shembje masive apo të lokalizuara, si dhe degradim fizik e kimik të tokave.
Pasojat e erozionit të tokës janë humbja e funksioneve të tokës, siē është pjelloria e saj, dhe në fund të fundit humbja e vetë tokës. Erozioni i tokës , i shkaktuar nga një kombinim faktorësh të tillë si, shkalla e pjerrësisë së terrenit, klima, përdorimi i papërshtatshëm i tokës, mbulesa bimore e tokës dhe shkatërrimet ekologjike siē janë djegia apo prerja e pakontrolluar e pyjeve.
Pjerrësia e madhe e terrenit (ku , 60 % e tokës bujqësore shtrihet në terrene të pjerrëta dhe shumë të pjerrëta). Sipas vlerësimeve të kryera ,toka të predispozuara për t’u gërryer janë rreth 30 % (me erozion i lartë), toka të predispozuara mesatarisht për t’u gërryer rreth 50% (me erozion mesatar) dhe rreth 20% të territorit përfshihen toka jo të prirura ndaj gërryerjes ose me erozion të lehtë. Ne zonen me rrezikshmeri te larte, futen zonat si Malesia e Madhe, Lezha, Shkodra e mandej, Gjirokastra, Delvina, Saranda e Tepelena, Mallakastera ku humbjet llogariten mbi 60 ton/ha/vit. Me rrezikshmeri mesatare erozioni ështe Shqiperia e Mesme, si Fieri ,Lushnja, Duresi, Elbasani, Tiranë, Berat, ku humbjet llogariten ne 40 ton/ha/vit, me vatra te nxehta si ne Gramshi, Berati, Durrës, Elbasan. Me prani rrisku jane dhe zonat ku humbjet llogariten ne 20 ton/ha/vit, ku perfshihen Tropoja, Kukesi, Librazhdi, Pogradeci, Kolonja, Devolli e të tjere. Nga shkarjet e mëdha masive kemi shume familje qe kanë humbur shtepit, përrreth qyteteve Burrel, Ēorovodë, Poliēan, Rrëshen. Gramsh, Krujë, Librazhd, Përmet, Tiranë, Durrës, Lezhë, Pogradec, Vlorë etj., që shtrihen kryesisht në zonat kodrinore.
Nga studimet e bera nepermjet monitorimit te erozionit te tokes nga specialistet e Q.T.T.B Fushe-Kruje si dhe duke shfrytezuar pervojen e studimeve të më parëshme rekomandojmë: - Organeve shtetërore dhe donatorëve të ndryshëm që të planifikojnë më shumë fonde për masat mbrojtëse të tokës kundër gërryerjeve e përmbytjeve, nëpërmjet punimeve bio-inxhinierike komplekse. - Të ndertohet një brez me gjerësi100-200 m anës lumenjve me bimësi natyrore pyjore ose që mund të kultivohet me drure pyjore të shpallet zonë e mbrojtur. - Të studjohen vëndet e përshtatëshme ku duhet lejuar marrja e materialeve inerte në shtretërit e lumenjve. - Të ndërmerren studime për tipizimin dhe klasifikimin e lumenjve, instalimin e stacioneve hidrometrike e pluviometrike,rindërtimi i stacioneve meteorologjike dhe instalimi i stacioneve automatike. - Të përgatitet harta e erozionit për të gjithë vendin në shkallë 1:250 000, si dhete jepen shpegimet perkatese,të mbulesës së terrenit dhe shenjave konvencionale për paraqitjen e tyre në harta. - Vlerësimi i pellgjeve ujëmbledhës përbën një bazë, ose platformë, nga e cila mund të nisin përpjekjet për ndërgjegjësimin e publikut për ruajtjen dhe mbarështrimin e qëndrueshëm të këtyre pellgjeve, mbështetur në një plan ndërgjegjësimi të hartuar.
Përvoja e vendeve të zhvilluara në tregon qartë se para se të veprojmë mbi mjedisin, duhet të parashikojmë ekuilibrin natyror që prishim, dëmet e mundshme ndaj tij dhe njeriut. Arritjet e tij në shkencë dhe teknollogji, ka ndikuar në shumë drejtime, pra edhe ndaj rrëshqitjeve të tokes, por ai asnjëherë nuk mund të arrijë të bëjë “zap” plotësisht forcat e natyrës. Kush kërkon të sundojë natyrën, është utopist. Por përgjigjen e ka dhënë shkrimtari Viktor Hygoi, i cili shkruante se nuk ka forca të verbëra të natyrës, por paaftësi e njeriut për të njohur ligjësitë e natyrës.