Rikthimi i Murinjos, tani spektakli në pankinë është i garantuar
Ai është 45 vjeç, ka drejtuar vetëm pesë skuadra në të gjithë karrierën e tij dhe tashmë është një nga trajnerët më të mirë të momentit. Bëhet fjalë për Hoze Murinjon, luzitanin që i dha lavdi Portos dhe qëndroi për më shumë se tre sezone në krye të Çelsit të tij të dashur. Por, edhe pse kishte deklaruar se dashuria e tij për blutë e Londrës nuk do të shteronte kurrë, tani Murinjo duket se ka gjetur një dashuri të re, Interin, të cilit pritet t‘i dhurojë shumë, por mbi të gjitha ta bëjë kampione të Evropës. Prej pak ditësh, portugezi është edhe trajneri i ri i zikaltërve. Pas divorcit Morati-Mançini, nuk ka më asnjë dyshim se për tre vitet e ardhshme, me një rrogë prej 90 milionë eurosh, do të jetë ai që do të udhëheqë kampionët e Italisë drejt suksesit.
"Mezi po pres që të filloj", ka deklaruar portugezi. Mesa duket Hoze Murinjo e ëndërronte këtë çast prej tetë muajsh, që kur Abramoviç i tregoi se kishte vendosur ta "hiqte" qafe. Këta muaj kanë qenë vërtet të vështirë për të, jo financiarisht, sepse dhurata më e fundit ishte një "Ferrari", i bërë nga pronari i Çelsit, por sepse ishte larg fushës së blertë. "Stërvitesha 20 minuta në ditë, në fundjavë shihja ndeshjet, ndërsa pjesën tjetër të ditës e kaloja me familjen", tregonte në kohën kur ishte i papunë. Muaj të tërë pushimi kaluan duke studiuar mënyra të reja stërvitjeje dhe skema të skicuara më parë në një fletore shënimesh, e pastaj të hedhura në kompjuter, në arkivin ku ruan çdo detaj bashkë me skedat e lojtarëve me të cilët ka punuar. Faqet me skema dhe "ekuacione" për futbollin ruhen të gjitha aty, në arkivin e trajnerit luzitan. Vërtet muaj të vështirë, deri në momentin e ftesës së Moratit në Paris. Me të marrë telefonatën nga presidenti i zikaltërve, Murinjo u nis me një avion privat në Francë, ku vendosën bazat e para të marrëveshjes. Nëse do të mundte, "Special One" do të vishte kostumin sportiv për ta nisur menjëherë stërvitjen. "E ëndërroja Italinë. Do të jetë bukur që nga dita e parë e stërvitjes. Dua të ndryshoj mënyrën tradicionale të përgatitjes, duke punuar më shumë teknikisht dhe duke bërë më pak palestër, më pak vrap, më pak shëtitje në mal", ishin fjalët e para që luzitani u pati thënë miqve të ngushtë. Në të vërtetë, para se të vendosej divorci mes Mançinit dhe Moratit, portugezi kishte pesë muaj që merrte leksione për gjuhën italiane. Sipas asaj që shkruante e përditshmja portugeze "Diario de Noticias", "Special One" prej disa muajsh merrte leksione private të italishtes në shtëpinë e tij në Setubal, rreth 40 kilometra në juglindje të Lisbonës. Sipas gazetës, Murinjo dëshiron të prezantohet sa më mirë para shtypit, futbollistëve dhe tifozëve dhe të shmangë përsëritjen e gafave linguistike me të cilin talleshin shpesh tabloidët anglezë kur erdhi te Çelsi.
Çfarë spektakli në pankinë...
Ardhja e Murinjos në pankinën e Interit nuk mund të mos jetë veçse një shtesë për kampionatin italian. Por çfarë është sot Murinjo, i papunë që prej shtatorit të vitit 2007. Kjo është e vështirë të deshifrohet: një gjeni i pankinës, një fatsjellës në dhomat e zhveshjes apo thjesht një aktor që në stadiume ka tërhequr vëmendjen me skenat e tepruara dhe qesharake? Por mbi të gjitha nuk dihet në se do të vazhdojë të recitojë të njëjtin skenar si në Angli, apo në Itali do të ndryshojë performancën e tij. Ardhja e tij te Çelsi i Londrës ishte shokuese. Vetë Murinjo e konsideroi veten një njeri special dhe që atëherë të gjithë nisën ta njihnin me emrin "The Special One". Sigurisht që është shumë ndryshe nga Roberto Mançini që nuk shkonte më tepër se sa një duartrokitje ironike për arbitrin para se të ndëshkohej me karton të kuq, me të vërtetë një amator në krahasim me portugezin. Por Murinjo ka qenë dhe është një teknik shumë i dashur për të gjithë. Funksioni e tij me protesta dhe denoncime (si ajo e një bisede mes arbitrit Frsik dhe Frank Rajkard gjatë një ndeshjeje në Champions) duket se ka qenë rrufepritësi për fatet e skuadrës. Nëse Mançini njihej nga të gjithë si një njeri i urtë dhe i duruar, nuk mund të thuhet kështu për Murinjon, që për shkak të mendjemadhësisë dhe krenarisë së tij, arriti t‘i jepte duart një tjetër miliarderi, Roman Abramoviçit e jo më Moratit. Në Angli, portugezi e mbante veten shumë lart, si një njeri shik, por veshjet e tij firmato nuk do të bien në sy në Milano, kryeqytetin e modës. Ndoshta në stadiumin e "Boltonit" dhe "Uest Hamit" mund të ketë qenë njeriu i veshur më bukur, por të jetë i sigurt se në "San Siro" do të ketë me qindra si ai dhe po aq të veshur më mirë se ai. Me pak fjalë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të punojë që skema e tij e dashur 4-3-3 të funksionojë sa më mirë. Mançini e përfundoi aventurën e tij me tre titujt kampionë radhazi, ndërsa Murinjo fitoi 4 nga viti 2003 në 2006-n, dy me Porton dhe dy me Çelsin. Sigurisht që në krahasimin mes të dyve mbetet për t‘u parë suksesi në Champions që luzitani fitoi me Porton në vitin 2004, me një grup futbollistësh që më vonë u shpërndanë në klubet më të mëdha të Evropës. Por, edhe për të, ëndrra mbeti aty. Pas përpjekjes së dytë për ta bërë Çelsin kampione Evrope, tani radha i takon Interit, e në fakt kjo është edhe ëndrra më e madhe Moratit: të sjellë në shtëpinë e zikaltërve atë që mungon prej shumë vitesh. "Mezi pres që të filloj", deklaroi ai vetëm pak minuta pasi lajmi se Murinjo do të ishte në krye të Interit për tre vjet mori dhenë. Por tekniku portugez, para se të fillojë duket se ka ndërmend që "pazarin" ta zhvillojë në Londër e pikërisht në "tregun" e Çelsit. Ai i ka kërkuar me ngulm Moratit t‘i sjellë Drogban, Tiagon, Riçardo Carvolhon, Riçardo Ferreiran, futbollistë që ende nuk kishin arritur kulmin e karrierës së tyre. Por kjo është edhe veçantia tij. Ai gjithmonë ka dashur të punojë me futbollistë që nuk janë blerë dhe nuk paguhen me miliona, por fshehin brenda vetes një talent të rrallë. Por në rastet kur je i detyruar t‘i bësh qejfin presidentit të klubit, do të dalësh në vetja, duke bërë të kundërtën. Ashtu siç ndodhi me Michael Ballck-un apo Andrey Shevçenkon, që erdhën në Londër mes luksit dhe miliardave. E në të vërtetë, miti i tij duket se ka lënë paksa në hije sukseset. Nga 185 ndeshje me Çelsin, ka fituar 131, ose më mirë 71 për qind. Por për sa i përket fitoreve dhe rekordeve, as Interi nuk mbetet pas. Kështu, zikaltërit mbajnë mbi shpinë rekordin e vendosur vitin e kaluar me 17 fitore radhazi. Historia e tij është ajo e një njeriu që ka bërë të fitojnë të gjithë ata që nuk ishin mësuar me fitoren: por këtu skenari ndryshon krejtësisht. Misioni i tij është Championsi dhe nuk ka frikë se mund të dështojë në një vend si Italia, ku vendi i dytë konsiderohet një dështim. Por, gjithsesi, ai nuk i trembet asgjëje, sepse di të zgjedhë edhe rrugën më të shkurtër: të japë dorëheqjen. Për t‘u shqetësuar janë arbritrat, sepse me kompjuterin që Murinjo mban kurdoherë me vete, kërkon t‘u vërë në pah se humbjet jo gjithnjë vijnë për faj të tij.
Libri
Njeriu jo gjithmonë arrin të jetë pasqyrimi i asaj që reflekton në mendjen e vet, me pak fjalë, jo gjithnjë arrin të hapë çadrën pak para se ta zërë shiu. Disa vjet më parë, Hoze Murinjo kishte kërkuar të censuronte, para se të dilte në treg, biografinë e tij të shkruar nga Joel Neto. Libri, edhe pse doli me shumë pjesë mangët, jep detaje të rëndësishme për të vetëquajturin "The Special One". Aty flitet për gjithçka, që nga pasuria e ardhur nga trashëgimia e gjyshërve nga e ëma e deri te fëmijëria e "artë", e kaluar në shtëpinë madhështore me 15 dhoma në Setubal. Neto përshkruan me hollësi se si Murinjo, një fëmijë i problematik dhe i vështirë, rrezikoi të vdiste nga një peritonit, apo se si një i ri që pas një edukimi të rreptë katolik merr një tjetër rrugë, ndryshe nga ajo që i kishte mësuar feja, se si pas një periudhe të gjatë në krye të të rinjve të Barcelonës pranon të ecë jo një, por njëzet hapa pas, duke marrë përsipër të drejtojë një skuadër si Uniao de Leira. Aty tregohet jeta përkrah së shoqes, Matildës, e lindur në Angola, që drejton një organizatë për fëmijët me aftësi të kufizuara, apo dëshirat e tij të "çmendura" dhe kokëfortësia. Sipas rreshtave të tij, Murinjo di të jetë karizmatik dhe ndonjëherë përçmues (përfshi këtu fyerjet ndaj Grant), por nuk ka nevojë për një psikiatër për të eksploruar pas arrogancës narcistike. Nuk ka faj që ka ambicie dhe që kërkon gjithmonë më të mirën. Shpesh para ndeshjes nuk harron të puthë foton me tre fëmijët dhe një kryq të blerë në Braga. Vëmendja e tij përqendrohet gjithnjë te lojtarët, sidomos tek ata jo shumë të paguar dhe të njohur, për t‘i bërë të ndihen të barabartë me superyjet e tjerë të blerë miliona euro. Nuk ka futbollistë, nga Deko te Drogba, që nuk flet për gatishmërinë e tij për dialog. Mes traumave të jetës, Murinjo kujton me fjalë që të rrëqethin mishin vdekjen e motrës 30-vjeçare në vitin 1997, pas abuzimit të vazhdueshëm me drogën dhe diabetit që e bëri të verbër. Ndoshta nuk ka një raport të drejtë shkak-efekt, por çdo herë që Murinjo duket një "UFO" apo një spektator i çorientuar në festat e sukseseve të tij, është e pamundur të mos mendosh se njeriu që është gjithnjë një hap para të tjerëve, është shpesh (në të njëjtin moment) një hap pas brenda vetes.
Thëniet e famshme të "Special One"
Njeriu "special" nuk ka folur asnjëherë kot, sepse të gjitha ato që ka thënë, kanë mjaftuar për ta renditur mes njerëzve arrogantë dhe antipatikë... Hoze Murinjo e ka identifikuar veten me një seri të gjatë deklaratash dhe thëniesh të paharrueshme, polemikash dhe gafash pa fund. Këto janë disa nga thëniet e famshme të teknikut portugez, që e konsideron veten "pas Zotit".
"Ju lutem, mos më thërrisni arrogant, unë jam Kampion Evrope dhe mendoj se jam special" (Konferenca e shtypit të prezantimit me Çelsin)
"Nëse do të kisha dashur një punë më të lehtë, do të kisha qëndruar te Porto, me një karrige të bukur blu, kupën e kampioneve, Zotin dhe unë pas tij"
"Shihni prerjen time të flokëve, jam gati për luftë"
"Kur pashë Rajkardin që hyri në dhomën e zhveshjes së gjyqtarit nuk mund t‘u besoja syve, ndaj kur Drogba doli me karton të kuq nuk u befasova aspak" (pas një ndeshjeje në Champions kundër Barcelonës që drejtohej nga arbitri Frisk)
"Doni ta dini në se u hodha përpjetë nga gëzimi kur mora vesh se Poll ishte arbitri ynë? Jo".
"Venger ka një problem me ne dhe mendoj se ai është ajo që në Angli e quajnë "voyer". I pëlqen të shikojë. Ka të rinj që në shtëpi kanë një teleskop për të spiunuar nëpër shtëpitë e të tjerëve. Venger duhet të jetë një prej tyre. Kjo është sëmundje...".
"Tre vjet pa një titull në Premiership? Nuk mendoj se do ta bëj akoma këtë punë... (referuar trajnerit të Liverpulit, Rafa Benitezit).
"Shumë trajnerë të mëdhenj nuk kanë fituar kurrë Championsin. Një shembull i madh nuk është shumë larg nesh" (referuar Arsen Vengerit)
"Jam i kënaqur që jemi gjashtë pikë më pak. Sipas mendimit tim, Mançester Junajtid nuk ka përfituar nga momentet tona më të këqija" (me Mançesterin para në Ligën Angleze)
"Do të më kujtoni, sidomos kur të filloni të humbni ndeshjet brenda fushës. Tifozët e Çelsit nuk janë larguar kurrë nga ‘Stamford Bridge‘ me lot, sepse nuk jemi rrahur kurrë në shtëpi. Por, kur Çelsi të humbasë ndeshjen e radhës në fushën e tij, para publikut të tij, atëherë dikush do të kujtohet se kjo gjë nuk ndodhte prej tre vjetësh" (thënie për drejtuesit e Çelsit pak ditë pas largimit).
"Ndoshta në filozofinë e një humbësi, ky ka qenë një sezon shumë i mirë" (drejtuar Avram Grantit, pasardhësit të tij te Çelsi, që e kishte cilësuar si pozitiv sezonin që sapo u mbyll, pavarësisht se blutë humbën finalen e Championsit me penallti ndaj Mançester Junajtid)
"M‘u duk i papërqendruar, i paedukuar dhe pa lidhje me realitetin" (i tha teknikut të Arsenalit, rivalit të tij historik Arsen Vengerit pas një ndeshjeje me Arsenalin)