Rikthimi i Nanos, tani topi te Rama
Argumenti i rikthimit te ish-kryetarit socialist Fatos Nano, eshte komentuar dje nga analisti Blendi Fevziu, ne edicionin e lajmeve ne TV Klan. Ne menyre te plote po japim komentin e Fevziut.
"Me sa duket Nano e perdori kete dalje ne publik per te treguar qe ai nuk eshte pale ne keto zgjedhje, por nga ana tjeter la te kuptohet qe nuk largohet nga politika. Problemi kryesor eshte se Nano do te jete nje person shume i rendesishem ne keto zgjedhje, nese ai do te vendose qe te aktivizohet, nese ai vendos te marre nje pozicionim te caktuar. Nano eshte ende aktiv ne politike sepse eshte deputet i parlamentit shqiptar, ka ende nje grupim jo te vogel nostalgjikesh brenda Partise Socialiste qe e mbeshtesin dhe cfare vendimi do te marre ai. Pra do ta perdore kete kapital te tijin brenda Partise Socialiste? Do ta lere ne heshtje? Apo do te jete thjesht nje deputet? Ne kete aspekt kam pershtypjen qe thjeshte i ka lene topin Rames, sepse Rama duhet te gjeje patjeter nje zgjedhje me Nanon. Ose do ta perfshije ate brenda Partise Socialiste, si nje deputet pas nje marreveshje, qe mund te behet te dyja krahet, ose do te tentoje ta lere jashte radheve te Partise Socialiste, duke pritur pastaj reagimin e tij. Qe mund te jete: Ose pa asnje reagim, pra vendos te largohet: Ose do te jete nje reagim problematik per Partine Socialiste. Une kam nje bindje, njerezit ne politike per sa kohe qe nuk jane larguar ende nga politika, jane shume te fuqishem. Po ju sjell nje shembull se cfare eshte kapitali politik per nje figure politike, per ta cilesuar me shume. Ne qershor te vitit 2002, kur Leka Zogu mberriti nga Afrika e Jugut ne Shqiperi, pas 63 vjetesh mergim dolen ta prisnin 5 mije persona. Ata 5 mije entuziast nuk ishin per Leka Zogun, por per faktin se 78 vjet me pare babai i tij kish qene drejtues i shtetit shqiptar dhe kapitali politik qe Ahmet Zogu kishte grumbulluar trecerek shekulli me pare, iu kthye birit te tij, pasardhesit te tij pas 78-vjetesh. Kam pare njerez qe thoshin: Babai im ka qene xhandar i Zogut, une kam ardhur ta pershendes. Kjo tregon qe kapitali politik eshte i pavdekshem, eshte i trashegueshem, ka lidhje me historine, eshte i prekshem per njerezit, pra trashegohet edhe nga nje brez tjeter. Ne kete aspekt Nano eshte nje lider shume i fuqishem, i takon Rames te gjeje nje zgjidhje me te. Besoj se zgjidhja duhet te jete e ndermjetme, do te jete nje zgjidhje e prere ne raport Nanon dhe i takon ketij te fundit te marre pozicionimin. Une dyshoj qe Nano do te largohet nga politika, sic pretendojne shumica e komentatoreve ne shtyp, qe thane ka ikur, ka humbur. Kapitalet politike nuk humben kollaj, ato mbeten te fshehura dhe riaktivizohen ne momentin qe do t'i riaktivizosh. Nano eshte ne nje moshe shume te re ende, eshte shume heret te mendosh se mund te dale nga politika. Une gjykoj se per te majten, nese do ta shihja ne kendveshtrimin e se majtes, Rama duhet te beje nje perpjekje te sforcuar per te gjetur nje zgjidhje me zotin Nano, duke kaluar ndoshta edhe handikapin qe ka dhe idene e politikes se re dhe akuzat qe jane dhene. Domethene, te kemi parasysh se Nano eshte nje nga politikanet me me influence te 15 viteve ne Shqiperi, se bashku me zotin Berisha qe prej 1990 deri me 2005. Nuk mundet qe nje kapital 15-vjecar politik te shkrihet, por varet se si Nano do ta perdore kete kapital", tha dje Fevziu ne komentin e tij.