Rikthimi i dados McPhee
Emma Thompson është kthyer, me lyth, me dhëmbë të shtrembër, për t’ua mësuar fëmijëve disa mësime të mira, sidomos për ata fëmijë që nuk i kanë prindërit në shtëpi apo janë diku tjetër. Ky është rikthimi i filmit britanik me titull “Nanny McPhee and the Big Bang”, i cili ka edhe pjesë të tjera me personazh të njëjtë.
Në vitin 2005, pjesa e parë quhej “Nanny McPhee”, i cili kishte pasur një sukses të madh në debutimin e tij.
Me regjinë e Sussanna White, një veterane e televizionit që krijoi edhe filmat “Generation Kill” dhe “Bleak House”, ajo bën debutim fantastik në filmin e ri, duke paraqitur një skemë shumë të bukur koloriti, me tone komike që zhvillohet në një ambient të bukur natyror.
Një prind gjithmonë ka nevojë për ndihmën e një dadoje, dhe e veja e luftëtarit që luhet nga aktori Colin Firth, tani është duke luftuar për ta mbajtur gjallë fermën e saj, që luhet nga aktorja amerikane, Maggie Gyllenhaal. Gyllenhaal shihet se ka punuar shumë që t’i përshtatet skenarit, përderisa ajo luan me mjeshtëri në aksentin britanik. Ajo edhe vetë ka pranuar se e ka bërë këtë më mirë sesa ka pritur, ndërkaq bukur paraqitet edhe e reja Emma Thompson.
Thompson, e cila vet, ka bërë një rol të gjallë, edhe pse në fillim nuk i kishte pëlqyer karakteri i dados McPhee, është adaptuar mirë. Me një formulë që ajo arrin që t’i mësojë fëmijët duke mos lejuar që ata të bëjnë probleme sikurse kanë bërë më parë – duke luajtur kështu rolin e mirë të një dadoje që i mëson fëmijët si t’i respektojnë prindërit e tyre, duke u thurur atyre edhe rregulla të reja.
Një film i përzier me aktorë britanikë, duke përfshirë këtu Ralph Fiennes dhe befasinë, aktoren Maggie Smith, normalisht se kemi një film të mirë që mund të quhet rikthim i fuqishëm i dados McPhee. Këtu paraqiten mirë edhe aktorët fëmijë si Asa Butterfield, Eros Vlahos e Rosie Taylor-Ritson. Mjeshtëritë e tyre tregojnë se ata mund të jenë aktorë të mirë në vitet që do të vijnë. Filmin mund ta shikoni nga e hënë në të diel në kanalin DigiGold që në Kosovë e sjell IPKO.
NANNY MCPHEE RETURNS
Regjia: Susanna White; skenari: Emma Thompson, bazuar në karakteret e “Nurse Matilda”, libër për fëmijë nga autori Christianna Brand; drejtor i fotografisë: Mike Eley; montazha: Sim Evan-Jones; muzika: James Newton-Howard; dizajner: Simon Elliott; kostumet: Jacqueline Durran; producentë: Lindsay Doran, Tim Bevan dhe Eric Fellner; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 48 minuta.
Aktorë: Emma Thompson (Nanny McPhee), Maggie Gyllenhaal (Mrs. Green), Rhys Ifans (Phil), Maggie Smith (Mrs. Docherty), Ralph Fiennes (Lord Gray), Asa Butterfield (Norman), Lil Woods (Megsie), Oscar Steer (Vincent), Rosie Taylor-Ritson (Celia) dhe Eros Vlahos (Cyril).