Gjatë javës në Explorer
Vende te padukshme
Që në qytetërimet e hershme, nevoja na ka shtyrë përpara pak nga pak. Përballë sfidave, jemi frymëzuar të kërkojmë, të bëjmë risi. Por jo të gjitha monumentet e gjenialitetit të njeriut, janë të dukshme. Nuk mund ta vlerësosh një metropol pa parë subtropolin poshtë tij. Çfarë fshihet nën sipërfaqen e qyteteve? Një mundësi për të parë infrastrukturën e padukshme, që bën të mundur qytetërimin...
Çdo të diel në ora 22:00 në Explorer Histori
Makineritë e së keqes
Dizenjo elegante... Funksionim i saktë... Të bëra veç për një qëllim: për të vrarë... Historia e pajisjeve të vrasjes. Si vuajtjet dhe terrori u mekanizuan dhe si inxhinieria u erdhi në ndihmë makinerive të së keqes. Cilat ishin metodat primitive të ekzekutimit të njeriut, e deri në teknologjinë që përdoret sot...
Çdo të hënë në ora 21:00 në Explorer Shkencë.
Më extremët
Toka është planet ekstremesh, vendesh ekstreme dhe kafshësh ekstreme. Por disa kafshë janë më ekstreme se të tjerat... Një takim me kafshët më ekstreme në botë për të zbuluar më të pazakontën, më të jashtëzakonshmen dhe më ekstremen...!
Çdo të premte në ora 20:00 në Explorer Natyrë.