Të mësosh truqet e tregtisë
“Mekaniku” është një vrasës tejet profesionist, misionet e të cilit përfundojnë gjithmonë me sukses. Por kur miku i tij më i mirë do të vritet, misioni i vetëm për të është hakmarrja. Tashmë ai nuk do të operojë më i vetëm, sepse pas tij vjen edhe një “nxënës”, i cili kërkon gjithashtu të hakmerret për babin e vet.
E tërë kjo lojë do të vijë në ekranet tuaja me anë të kanalit DigiGold që në Kosovë e ofron kompania IPKO.
E tëra ka të bëjë me aktorin e filmave aksion, Jason Statham, i cili do të vijë me një rikthim interesant në këtë film aktor, përderisa di të luajë edhe rolin e një krimineli, pasi që pa mëshirë i vret grupet e ndryshme profesionale të vrasësve.
Karakteri i Stathamit quhet Arthur Bishop, ndërkaq e tërë ngjarja fillon pasi që ai fillon të përzihet në disa punë të ndyra të biznesit, sidomos kur të kesh punë me një biznesmen të keq sikurse është Steve McKenna që luhet nga aktori Ben Foster.
Ka një argëtim të kufizuar në këtë film, edhe pse mund të themi se është një film përplot konflikte, sadizëm, pa humor, por edhe përdorimin e seksit në politikë.
“The Mechanic” mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçe për shkak të sulmeve dhe krimeve të rënda që ndodhin në të.
THE MECHANIC
Regjia: Simon West; skenari: Richard Wenk dhe Lewis John Carlino, bazuar në tregimin e Carlino; drejtor i fotografisë: Eric Schmidt; montazhi: Todd E. Miller dhe T. G. Herrington; muzika: Mark Isham; dizajner: Richard Lassalle; kostumet: Christopher Lawrence; producentë: David Winkler, Bill Chartoff dhe René Besson; Distributor: CBS Films. Kohëzgjatja: 1 orë 32 minuta.
Aktorë: Jason Statham (Arthur Bishop), Ben Foster (Steve McKenna), Donald Sutherland (Harry McKenna), Mini Anden (Sarah), Tony Goldwyn (Dean), James Logan (Jorge Lara), Jeff Chase (Burke) dhe Christa Campbell (Kelly).