E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthimi i emrit Liqenasi nuk do te mund te thirret ende Pustec

Për vite të tëra opozita nuk ka dhënë konsensus. Disa komuna si Paskuqani, Miloti apo Shëngjini nuk po arrijnë të marrin me ligj statusin e bashkive, ndonëse përmasat e tyre i kanë arritur. 
Socialistët thonë se vendi ka nevojë për një ndarje të re administrative territoriale, dhe ligji nuk mund të ndryshojë në prag të zgjedhjeve   
Nuk ishte ky rendi i ditës në Komisionin e Ligjeve, por opozita e përdori si argument për t’u refuzuar për të dytën herë banorëve të Liqenasit të Korçës dëshirën që fshatin e tyre ta thërrasin Pustec edhe zyrtarisht. 
Demokratët thanë se nuk ka ngjashmëri mes dy nismave.
Fshati banohet nga pakicë maqedonase dhe vazhdojnë ta thërrasin me emrin e vjetër. Deputetët nismëtarë për rikthimin e emrit Pustec, i ndryshuar në fillim të viteve ‘70, kanë mbështetur një peticion të fshatit, miratuar Këshilli i Komunës dhe Prefektura.  
Por vetëm Parlamenti mund të vendosë përfundimisht ndryshimin e emrit të fshatit qendër komune, siç është Liqenasi në këtë rast
 Në komision vetëm mazhoranca votoi pro, por në seancë do të duhet të jenë jeshile edhe votat e socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›