Shqiperi-Mal i Zi lobim i perbashket per projektin e gazsjellesit TAP
Propozimi për një memorandum mirëkuptimi për të mbështetur projektin TAP i Ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti ka marrë mbështetjen e ministrit të Jashtëm të Malit të Zi. Një fakt i tillë u bë i ditur nga vetë ministri Panariti gjatë konferencës së përbashkët me homologun malazez i, ku deklaroi se gjatë takimit me Luksiç u nënshkruan disa marrëveshje.
“I dhamë substancë marrëdhënieve tona, duke nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të patentantave, shkëmbimit të informacionit, arsimit. Propozova një memorandum mirëkuptimi (plus vendeve të tjera të rajonit) për të mbështetur projektin TAP. Pata mbështetjen e Lukshic në këtë drejtim dhe do mundohemi ta bëjmë realitet sa më parë memorandumin. Konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe përgëzimet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Të dy vendet janë të vendosura për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Njëkohësisht jemi të mendimit se përfshirja e Kosovës në këto procese, do të ndihmonte paqen në rajon”, u shpreh Panariti.
Nga ana e tij, Luksiç deklaroi se bashkëpunimi mes vendeve sjell stabilitet në rajon. Zëvendëskryeministri Luksiç nënvizoi se hapja e procesit të negociatave do të jetë një hap drejt integrimit dhe uroj që Shqipëria të marrë statusin.
“Ne jemi shumë të interesuar për projektin TAP, kemi biseduar edhe me autoritet e Azerbajxhanit. Në Mal të Zi nuk ekziston infrastruktura e gazsjellësit dhe jemi shumë të interesuar që ta vendosim një të tillë. Për shkak të tregut të vogël projekti nuk është i realizueshëm pa një kontekst rajonal”, u shpreh ministri Luksic.
Ndërkohë nuk ka munguar dhe sqarimi i ministrit Panarit, lidhur me funksionimin e ambasadave shqiptare.
“Do të bëjmë gjithçka për funksionimin normal të ambasadave tona. Përparësi kanë qendrat kryesore. Shqetësimet për buxhetin i kam bërë prezent prej kohësh. Kam pasur edhe dy mbështetjen e dy krahëve të politikës. Këto çështje kërkojnë zgjidhje ndërinstitucionale. Jemi të hapur, nuk kemi asgjë të fshehur”, vuri në dukje Panariti.
Vizita në Tiranë
Me ftesë të ministrit të Jashtëm Edmond Panariti vjen sot për një vizitë dy ditore në Tiranë zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiç. Fillimisht, Lukshiç do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti ndërsa më pas do të nënshkruhen edhe dy marrëveshje, për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar. Në axhendën e vizitës, përveç bisedimeve zyrtare ndërmjet dy Ministrave të Jashtëm, janë parashikuar takime të zotit Lukshiç me Presidentin Bujar Nishani, me Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, me kryetarin e PS-së Edi Rama si dhe me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, i cili do të shtrojë dhe darkën në nder të kësaj vizite. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, ministri malazez Lukshiç do të takohet me kreun e LSI-së Ilir Meta dhe me përfaqësues të minoritetit malazez në Shqipëri. Në kuadër të kësaj vizitë do të mbahet edhe Forumi Ekonomik Shqipëri-Mali i Zi.