Rikthimi i utopisë amerikane
Historia e integrimit europian, për nga mënyra se si ka lindur dhe është zhvilluar pas Luftës së II Botërore, ka një fillim të mirë përcaktuar: ditët e para të dhjetorit 1941. Në atë datë Bashkimi Sovjetik arrin të ndaloi përparimin e Gjermanisë naziste në dyert e Moskës, për të ndjekur më pas tërheqjen e trupave gjermane deri në Berlin, ku për pasojë do të instalohej si fuqi hegjemonie në zemrën e kontinentit. Nga ana tjetër, në Lindjen e largët Japonia sulmon me datë 7 shtator trupat amerikane.
Hitleri duke u deklaruar njëkohësisht luftë si Shteteve të Bashkuara të Amerikës ashtu edhe Bashkimit Sovjetik, krijoi premisat për një botë bipolare. Integrimi europian lind si pasojë e dy faktorëve mjaft të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare: nga ballafaqimi ruso-amerikan; ribashkimi francez-gjerman pas tre luftërave reciproke që kishin bërë në më pak se një shekull.
Nuk është hera e parë, në rastin e evoluimit europian, që transformimet që ndodhin në qendrën e kontinentit e kanë origjinën e tyre në zonat gjeografike periferike: mjafton të citojmë lindjen e papritur të Prusisë në fillimin e dytë të Shtatëqindtës, luftërat koloniale mes Francës dhe Britanisë në Amerikë dhe Indi. Integrimi europian mund të themi pa frikë që është edhe pasojë e historisë amerikane. Është në masën me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë model frymëzues dhe për faktin se prania e tyre në kontinentin europian gjatës dhe pas Luftës së II Botërore, ka krijuar kushtet për bashkimin e zonës perëndimore. Përtej ndërhyrje së drejtpërdrejt për promovimin e modelit europian, tre aspekte të ngjarjeve amerikane reflektohen mbi moton e bashkimit europian: dominimi i hapësirës, uniciteti i eksperimentit, forca e kushtetutës. Për rreth këtyre elementeve, mjaft të rëndësishëm në ngjarjet amerikane, do të luhet edhe fati i Europës së bashkuar.
Bashkimi i hapësirës ishte sfida e parë me të cilën u përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sfidë që përputhet jo vetëm me lindjen e tyre, por që i shoqëron edhe në rritjen e tyre të paktën deri në momentet e Luftës Civile. Hapësira është sot është në ngjarjet e rëndësishme dhe ndoshta fatale të zgjerimit, një sfidë e tillë mjaft e rëndësishme e aktuale mbetet edhe për integrimin europian. Hapësira lejon eliminimin e kontrasteve sociale, ndërton po vetë ai një instrument për shpërndarjen e pasurisë.
Themeluesit amerikan i njihnin idetë iluministe, në veçanti ato të Montesquieu, sipas të cilit, republikat në krahasim me monarkitë, nuk duhet ti shtrinin territoret përmes pushtimeve dhe, në të njëjtën kohë të mbanin të pandryshuar pikërisht sistemin kushtetues, pra elementin e tyre dallues. Për themeluesit amerikan, zgjerimi i territorit nuk ndërton, në një republikë me sovranitet popullore, një problem, përkundrazi një bekim, një garanci kundër korrupsionit të virtytit dhe rrënimit.
Europa nuk ka qenë kurrë një entitet gjeografik dhe etnik, kulturor, politik i lidhur me sigurinë në hapësirë në çdo moment. Ndërsa, shteti nacional, që është edhe manifestimi politik më i gjatë dhe origjinal, gjithmonë ka pretenduar së ka kufij të qartë, edhe pse të diskutueshëm në kohë. Akoma më e vështirë është të përcaktosh kufijtë e Europës, përderisa pjesë të saj kemi bërë edhe Rusinë si dhe faktin se edhe vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të konsiderohen si pjesë e Europës së Madhe të pranishme në dy cepat e Atlantikut. Nuk ndihmon as historia e as gjeografia për një përcaktim të qartë dhe të pranueshëm të hapësirës europiane. Europa siç shkruan historiani Frederik Chabod, lind me Greqinë e lashtë pikërisht si kundërpërgjigje për Azinë, por merr vetëdije moderne për veten e saj vetëm në mesin e dytë të Shtatëqindtës duke zëvendësuar idenë e krishterimit që në një far mënyrë e kishin dominuar që pas periudhës së Perandorisë Romake.
Atëherë, mund të themi se duke u bazuar edhe në eksperiencën amerikane, është e ligjshme të thuhet se zgjerimi është teksti i fundit i mbijetesës së integrimit europian. Shtetet e Bashkuara ashtu si Bashkimi Europian, paraqiten si shembujt e vetëm, secila në periudhës e saj, jo si të kuptimit të historisë, por kundër saj. Vetë Deklarata e Pavarësisë është në vetvete një thirrje kundër historisë europiane, ashtu siç do të jetë Manifesti i Ventotenes i Spinelit dhe Ernesto Rosit. Octavio Paz, rikujton se Amerika është krijuar me qëllimin për t arratisur nga historia, për të krijuar një utopi të barabartë me historinë. Deklarata amerikane ndërthur argumente dhe hamendje të një pafajësie.
Puritanët trashëgojnë dhe rihartojnë, temën hebraike të zgjedhjes hyjnore të konsakruar përmes një pakti me Zotin. Sipas kësaj tradite në momente të rëndësishme Zoti zgjedh popullin e izraelit që të bëhet populli i tij në një botë të korruptuar. Shtetet e Bashkuara do të ishin nacioni i ri i zgjedhur për të realizuar misionin e besuar në histori nga një klasë agrikultorësh. Nuk ishte parashikuar asnjë lloj ndërthurje me botën e korruptuar të së kaluarës, përkundrazi një ndarje e plotë me atë. Duke studiuar historinë antike dhe bashkëkohore europiane, mes të tjerave, baballarët themelues ishin goditur nga dhuna dhe egoizmat e viteve të tyre, të viteve të revolucionit francez dhe të luftërave të Napolonit.
Eksperienca komunitare është më afër me historinë e revolucionit amerikan se sa me atë të revolucionit francez. Politikisht, një federatë me Shtetet amerikane që është e aftë që aq sa të rritet po aq edhe të disintegrohet, si Bashkimi Europian sot, duhet të përballonte çështjet e identitetit. Duhet të identifikoheshin me një bashkësi me simbole që sintetikisht do të pasqyronin të kaluarën, të cilët në të njëjtën kohë do të ndërtonin një identifikim të qartë dhe të lumtur për të ardhmen. Urgjenca e këtij operacioni është dëshmuar nga shpejtësia me të cilën revolucioni transformohet në një moment: rojet revolucionare transformohen në grupin e baballarëve themelues, të cilët nderohen çdo 4 korrik me ritin solemn, në të cilin figura e Washingtonit dhe gjesti i tij marrin karakterin mitologjik. Pikërisht si me Bashkimin Europian, në fillim edhe tek Shtetet e Bashkuara mungonte thellësia e nacionit, i ngarkuar me mitet dhe iluzionet e tij.
Në rastin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ishte e lehtë të flitej për Shtet, ashtu siç nuk do të jetë e lehtë të flitet edhe për Bashkimin Europian edhe në fazën e tij më të avancuar, pikërisht sepse ishin të mangëta strukturat e qëndrueshme ushtarake dhe aparatet pasuese fiskale, të cilat janë karakteristike për pjesën më të madhe të shteteve europiane. Ideja e një shteti të lehtë, përtej mungesës së rreziqeve, ishte për tu kërkuar në traditën britanike të dominimit të marinës ushtarake, që nuk do të kishte ushtruar mbi shtetin dhe shoqërinë të njëjtin dominim të ushtrive të mëdha të përhershme. Gjithashtu zhvillimi i modelit të agrikulturës kapitaliste nuk kishte nevojë për një aparat të madh shtetëror, përkundrazi për një ekspansion të vazhdueshëm territorial. Në termat ushtarak, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën në mënyrë të habitshme të dobët për dekada. Vetëm një shekull pas themelimit të tyre, ushtria amerikane kishte një forcë aktive të barabartë me 25.000 njerëz. Institucionet qeveritare ishin gjithashtu pak të zhvilluara. Institucionet federale kanë mbetur të dobëta deri në shekullin e XIX, sepse ishin peng i shteteve dhe të betejave paralizuese mes ekzekutivit dhe kongresit. Vetëm gjatë pesëdhjetë viteve në vazhdim, Shtetet e Bashkuara u afirmuan si forca ushtarake sunduese në nivel botëror.
Bashkimi Europian për disa aspekte është më shumë një sistem me governance se sa me qeveri, në një ndarje më pak të qartë të shtetit dhe shoqërisë. Vendimet merren n
