E Diel, 1 Nëntor 2026

Rimbursimi i kasave 100 biznese aplikojne ne Kukes

Të gjitha bizneset që janë pajisur me kasa fiskale duhet të plotësojnë kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar nga drejtoria e tatim taksave për të përfituar ribursimin deri në masën 44 mijë lekë për blerjen e pajisjeve fiskale. Në qarkun e Kukës procesi i aplikimit të bizneseve të vogla dhe të mëdha për përfitim të rimbursimit ka filluar me dërgimin e dokumentacionit.

”Kemi pranuar të gjitha dokumentacionet e tjera që duhet të paraqiten patjetër nga subjetet siç janë deklarata e vendosjes në punë, fatura e blerjes, një kontratë furnizimi që ka me personin që ka bërë të mundur vendosjen e kasës fiskale si dhe çdo dokumentacion tjetër që vërteton se procesi i pajisjes së subjektit me kasë fiskale ka qenë i rregullt” tha Pajtim Duraku, drejtor i tatim-taksave në Kukës.

Në bashkinë Kukës kanë aplikuar më shumë se 100 biznese për tu bërë pjesë e këtij procesi ndërkohë që tregëtarët shprehen se vendosja e kasës fiskale është domosdoshme.

“Është e domosdoshme që ky aparat të vendoset  pasi jo vetëm ne si biznes kontrollojmë të ardhurat dhe xhirot tona, por dhe qytetari është i ndërgjegjësuar përmes kuponit që merr të dijë se ku shkojnë taksat e tij. I bej thirrje edhe një herë njerëzve të cilët merren me legjislacionin për të parë që të shtyjë datën e rimbursimit të aplikimit të biznesmenëve që kanë aplikuar edhe në muajin mars për pajisjen me kasa” tha Tatiana Kërxhaliu,biznesmene.

Numri i bizneseve në bashkinë kukës është rritur në vazhdimësi, ku në vitin 2010 u regjistruan 400 subjekte ndërsa për këtë vit janë regjistruar edhe 100 të tjera.

Flutura Tota    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›