E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS,Balla: 8 vrasje në dy ditë Basha largohu

TIRANË- Partia Socialiste nëpërmjet deputetit Taulant Balla ka kërkuar sot dorëheqjen e Ministrit të Brenshëm të qeverisë aktuale duke e akuzuar si përgjegjësin kryesor të rritjes së shkallës së kriminalitetit në vend, ku brenda dy ditëve vendi është tronditur nga 8 vrasje.

“ 8 jetë të humbura njerëzish vetëm në dy ditët e fundit vetëm për faj të Lulzim Bashës, i cili si Ministër i Brëndshëm ka krijuar të gjitha kushtet që të lulëzojë krimi i organizuar trafiku, korrupsioni, vjedhjet dhe aksidentet rrugore.’’, -ka theksuar deputeti i PS, Taulant Balla.

Sipas Ballës vrasjet e ndodhura në Elbasan dhe Shkodër dy ditët e fundit nuk mund të jetë tjetër vecse pasqyrë e krimit dhe kusarisë se qeverisë Berisha dhe pasojë e Ministrit i cili urdhëroi vrasjet e 21 janarit.
“ 8 jetë të humbura vetëm në dy ditë, sigurisht nuk mund të ndodhë ndryshe nëse Lulzim Basha pati kurajon që me 21 janar të urdhërojë vrasjen e katër qytetarëve. Ky pushtet i Saluiut dhe i Lulit sot është njehësuar me krimin, kusarinë matrapazllëqet dhe trafikun’’. - nënvizoi Balla.

Ndërkohë deputeti socialist ka bërë me dije se kjo qeveri është e paaftë të luftojë krimin e organizuar si pasojë e implikimit të zyrtarëve të lartë në skandalin e shpërdorimit të naftës së shtetit.

“Si mund të luftojë krimin e organizuar një shtet që ka për zëvëndës drejtor të përgjithshëm të policisë një individ të akuzuar jo vetëm për eleminim fizik personi, por edhe të implikuar në skandalin më të madh korruptiv të kohëve atë të trafikut dhe shitjes së naftës Virginia.’’, - ka përfunduar deputeti i PS, Taulant Balla.

(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: PS, Balla: 8 vrasje në dy ditë, Basha largohu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›