E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrimi i plazhit impiant per ujrat e zeza ne Lezhe

Derdhja e ujrave të zeza në dete dhe lumenj ka krijuar mjaft probleme për ndotjen e plazheve të bregdetit shqiptar. Burimet natyrore të ujrave në zonën e Lezhës dhe shëngjinit nuk do të ndoten më nga ujrat e zeza , pasi janë në përfundim e sipër punimet për ndërtimin e Impiantit të Përpunimit të Ujrave i cili pritet të jetë i përfunduar në fillim të sezonit turistik.

“Të gjitha ujrat e përdorura të cilat përbejnë rreth 80% e ujit të konsumuar të dy qyteteve në fjalë do të shkojnë në impiantin e ujrave të ndotura ku do të përpunohen dhe nuk do të kenë asnjë ndikim në ambjentin përreth” tha drejtori i Ujësjellësit në Lezhë, Zef Maçi.

Drejtoria e Ujësjellës- Kanalizimeve në Lezhë me fonde të qeverisë shqiptare do të nisë shumë shpejt zbatimin e projektit për rrjetin shpërndarës të ujit të pijshëm i cili do të garantojë furnizimin me cilësi dhe të rregullt të banorëve për një periudhë 25 vjecare.

Lindita Kokaj                   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›