Nderhyrja ne Libi Berisha Mbeshtetje Aleances

Kryeministri Sali Berisha përshëndet vendimin e koalicionit Ndërkombëtar për fillimin e operacioneve ushtarake ajrore, kunder regjimit te gedafit ne Libi . “Shqipëria eshte e gatshme t’i ofroj lehtësitë e nevojshme koalicionit ndërkombëtar në misionin e tij shumë rë rëndësishëm për lirinë, paqen, stabilitetin në Mesdhe” thote kryeministri ne nje njoftim te posacem shtypi.
Shefi i qeverise shqiptare i bashkohet qendrimit se këto operacione janë plotësisht legale dhe legjitime në zbatim të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e popullit nga sulmet e egra të regjimit të Gedafit. Këto veprime thote Berisha- janë një kontribut historik për liritë, të drejtat, dinjitetin e kombit arab që u ngrit fuqishëm dhe në një hark kohor të shkurtër përmbysi, në Tunizi dhe Egjipt, dy regjime që qëndruan dekada në pushtet, në kundërshtim me vullnetin e popullit të tyre.
“Shqiptarët, në 20 vjetorin e shëmbjes së Benalive dhe Gedafëve të Shqipërisë që sunduan këtë vend me dhunë dhe terror për pothuaj gjysëm shekulli, mirëkuptojnë më shumë se të tjerët, aspiratat e kombit arab për liri dhe dinjitet dhe vlerësojnë lart çdo ndihmë ndërkombëtare ndaj tij”. Eshte ky qendrimi i kryeministrit Berisha per nderhyrjen nderkombetare në Libi.