Berisha-Berluskoni, shpejt takim ne Rome
Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, gjate nje takimi dje me ministrin e Jashtem te Italise, Franko Frattini, percolli ftesen per nje vizite zyrtare te Kryeministrit Berisha ne Rome. “Takimi i ardhshem midis Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit Berluskoni do te jete nje takim midis dy miqsh te vjeter”, e siguroi ministri i Jashtem italian, homologun Basha. Ne kete kuader, pritet qe se shpejti te realizohet edhe takimi mes Kryeministrit Berisha dhe kreut te qeverise italiane, Silvio Berluskoni. Prej kohesh, Berisha ka shprehur deshiren per te zhvilluar nje takim me Kryeministrin e sapozgjedhur te qeverise italiane, Berluskoni. Pas zgjedhjes se tij si kreu i qeverise se Italise, Kryeministri Berisha ne nje mbledhje te Grupit parlamentar te Partise Demokratike e pershendeti perzemersisht fitoren e tij, duke theksuar se tashme Shqiperia kishte nje mik te madh ne Itali, si Silvio Berluskoni. Nje nga ceshtjet, qe pritet te diskutohet ne kete takim, eshte edhe ngritja e centralit berthamor, nje projekt ky i qeverise shqiptare. Ne diskutimet e tij per kete ceshtje, Berisha ka theksuar se do te kerkohet ndihma e qeverise italiane per te qene financuese e perbashket e nje ndermarrjeje te tille energjetike, sic eshte edhe centrali berthamor. Sipas Berishes, ne momentin qe as qeveria italiane dhe as nje tjeter qeveri e rajonit nuk do te bashkepunoj ne kete nisme, atehere qeveria shqiptare nuk mund ta ndermarr e vetme ate, dhe per pasoje kete veper mund ta realizojne vetem investitoret e medhenj boterore. Po keshtu, ceshtje te tjera te rendesishme, qe pritet te diskutohen nga dy kryeministrat jane edhe ato per sa i perket bashkepunimit mes dy vendeve.
F.Mejdini
F.Mejdini