E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rimbursimi per tekstet shkollore nis ne tetor

Rimbursimi i familjeve që do të kompensohen nga shteti për tekstet shkollore të fëmijëve do të nisë në muajin tetor për të vazhduar deri në fund të vitit. Pavarësisht nëse e kanë marrë apo jo faturën tatimore në momentin e blerjes së librave këshilltari i ministrit të Arsimit Jovan Kristiqi siguron se ato nuk do të privohen nga kompensimi, mjafton që të paraqesin në drejtorinë e shkollës një dokument që verteton se bën pjesë në një nga kategoritë sociale që përfitojnë rimbursim, pasi çdo shkollë zotëron listën e nxënësve të saj dhe do të jetë ajo që do të luajë rolin e ndërmjetësit me shtëpitë botuese.

Tekste falas përfitojnë fëmijët e familjeve që trajtohen me asistencë sociale, të atyre ku kryefamiljari është pensionist apo me aftësi të kufizuar, romët dhe pakicat kombëtare. Ndërkohë që fëmijëve të familjeve me pagë nën 30 mijë lekëdo t’i kompensohet 50% e çmimit të librave. Për të mbështetur këto kategori sociale nga buxheti i shtetit është lëvruar një fond prej rreth 2 milionë e gjysmë eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›