MD-ILDKP memorandum per regjistrin elektronik te pasurive te paluajtshme
Firmoset memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për krijimin e regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme për Tiranën dhe të disa portaleve online, si edhe portalit one stop shop për noterët.
Ky memorandum, i cili u firmos nga ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe kreu i ILDKP-së Adriatik Llalla, i jep të gjitha mjetet ligjore ILDKP-së të hetojë të gjithë pasurinë e të gjithë zyrtarëve, personave të lidhur me ta, prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Sipas ministrit të Drejtësisë ky memorandum do të ketë impakte të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe në kohë të shpejtë do verifikojë pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Kjo tregon vendosmërinë e qeverisë në luftën kundër korrupsioni dhe gjithë formave të shfaqjes në sistemin e drejtësië. Ky memorandum lehtëson edhe epunën e zyrës së pasurive të paluajtshme, s’do ketë më nevojë për komunikim shkencor, por të gjithë portalet e Shqipërisë dixhitale ndihmojnë në zbatimin ligjit”- deklaroi Halimi.
Nga ana e tij Kreu i ILDKP-së Adriatik Llala e vlerësoi amrrëvehsjen e sotme si një hap të rëndësishëm dhe pozitiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, që ndikon në marrjen në kohë reale të hetimit dhe në uljen e kostos financiare dhe njërzore.
“Nga sot ILDKP do të ketë akses të plotë në marrjen e të dhënave në mënyrë elektronike. Kjo nismë është një hap i rëndësishëm që ndikon në marrjen në kohë rele të hetimit dhe uljen e kostove financiare e njerëzore”- u shpreh Llalla, i cili shtoi se në drejtim të hetimit që kryhet për pasuritë e paluajtshme dhe në sistemin e drejtësisë ka si qëllim forcimin e shtetit ligjor dhe mbështetjen e gjithë faktorëve.