E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, dëshmon presidenti i Toyotas për problemet e makinës


Presidenti i liderit të prodhimit të automjeteve, Toyota, Akio Toyoda pranoi një kërkesë formale për të dëshmuar para "House Committee" në Uashington e cila ka nisur hetimet në lidhje me problemet në makinat Toyota.
Kërkesa dëshmim u dërgua prej kongresmenit Edolphus Towns i cili menjëherë pas pranimit të saj prej Toyodas shprehu kënaqësinë duke thënë se ishte i sigurt që presidenti i Toyota-s do të sqaronte qytetarët amerikanë se tërheqja e makinave prej tregut u krye për sigurinë e tyre.
Problemet me makinat Toyota u shfaqën në pedalin e frenave dhe të gazit.
Tërheqja nga tregu e një sasie prej 8.2 milion makinash detyroi Kongresin amerikan të nisë një hetim i cili synon mbrojtjen e shtetasve amerikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›