E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henris Balliu asnjë veprim nga numrii llogarisë së kompanisë TDC

Banka konfirmon se e pretenduara si ortake e Mihal Delijorgjit nuk ka paguar apo tërhequr asnjëherë fitime

TIRANE – Në dhjetëra veprime bankare të kryera nga kompania “Trans Digging Constuction”, sh. a., që prej krijimit të saj më se tri vjet më parë, në asnjë rast nuk figuron emri i Henris Balliut, vajzës së Fahri Balliut, si përfituese e fitimeve të mundshme, apo edhe si person që mund të ketë derdhur ndonjë shumë të mundshme, në formën e pagesave.

Informacionet e dhëna nga “Banka Popullore”, ku “Trans Digging Constuction”, sh. a., rezulton se ka numrin e saj të llogarisë, tregojnë për pagesa e tërheqje të bëra nga ky numër llogarie nga persona të ndryshëm, aksionerë, ose jo të kësaj kompanie, dhe në asnjë rast, emri i Henris Balliut nuk figuron, si pagues apo person që mund të ketë tërhequr të holla nga ky numër llogarie.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›