Rinas, mjegulla e dendur pezullon fluturimet për 12 orë
Mjegulla e dendur ka penguar fluturimet për gati 12 orë në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë. Fluturimet janë pezulluar që në orën 1 pas mesnate. Vetëm pas orës 13 autroritet e aeroportit kanë dhënë ok për rinisjen e fluturimeve.
TIRANE- Prej gati 12 orësh aeroporti "Nënë Tereza" në Tiranë ka pezulluar sot fluturimet për shkak të mjegullës së dendur. Burime nga aeroporti ndërkomebtar kanë bërë të ditur per televizionin ”NEWS24” se fluturimet janë pezulluar që në orën 1 pas mesnate dhe kjo situatë ka vazhduar gjatë gjithë paradites. Gjithashtu mësohet se janë pezulluar mbi 25 fluturime, të cilat kanë shkaktaur dhe konfuzion me pasagjerët në aeroport. Shumë prej tyre janë detyruar të presin për orë të tëra në ambjentet e brendshme të aeroportit deri në njoftimin për rinisjen e fluturimeve. Vetëm pas orës 13 autroritet e aeroportit kanë dhënë ok për rinisjen e fluturimeve pas largimit të mjegullës. (a.r/news24/balkanweb)