Reshjet e dëborës, situatë e vështirë në veri të vendit
TIRANE- Situata më e vështirë paraqitet në qarkun e Dibrës ku 29 komuna janë të bllokuara. Në disa fshatra mungon dhe energjia elektrike. Në qarkun e Shkodrës gjatë natës nuk ka patur reshje dëbore por vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët rurale. Në rrethin e Malësisë së Madhe janë të bllokuara Tamare- Vermosh, Bogë- Thethë, Prekal- Mali i Shoshit, ndërsa në rrethin e Pukës janë të bllokuara Pukë-Qelëz dhe Kryezi-Iballë.
Përsa i përkt rrugëve nacionale në qark ato janë kalueshme por për shkak të dëborës së ngrirë lëvizja e mjeteve duhet të bëhet vetëm me zinxhirë.
Drejtoria Policisë e Qarkut Shkodër njofton se në zonat problematike po vazhdon puna me mjetet borëpastruese dhe hedhja e skorjeve. Drejtoria Policise Qarkut Shkodër informon se nga ana e saj janë marrë të gjitha masat për kontrollin rrugor dhe efektivat e policisë janë të pranishëm në të gjitha akset rrugore, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit dhe ndërgjegjesimin e drejtuesve te automjeteve per marrjen e masave, per shmangjen e aksidenteve. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident automobilistik si dhe s’ka pasur persona te dëmtuar.
Në rrethin e Pukës ndonëse reshjet e dëborës kanë pushuar situata është ende e vështirë, për shkak edhe të ngricave. Akset nacionale janë të kalueshme me zinxhirë ndërsa disa segmente rurale vazhdojnë të jenë të bllokuara. Aksi Qafë Mali- Fierzë është i kalueshëm në një sens dhe vetëm me zinxhirë. Policia e qarkullimit rrugor të këtij rrethi njofton se vazhdon të jetë e vështirë lëvizja e automjeteve të tonazhit të rëndë dhe i bën apel drejtuesve të automjeteve të lëvizin me zinxhirë. Firmat e mirëmbajtjes po punojnë me borëpastruese dhe vazhdohet 5të hidhet skorje dhe kripë në akset nacionale për t’i ardhur në ndihmë lëvizjes.
Moti sot
Nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak mësohet se vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit të ulët me qendër në Detin Mesdhe që spostohet në lindje. Masat ajrore që qarkullojnë do të jenë të paqëndrueshme dhe do të jenë të lagëta dhe të ftohta Moti do të jetë i alternuar me vranësira të ndrueshme. Në zonën veriore
moti do të jetë me vranësira të dendura të shoqëruara me rreshje dëbore në lartësine 800m dhe temperaturat do të jenë nga -7 në 1 gradë Celcius. Në zonën qendrore moti do të jetë i alternuar me vranësira të pakta deri në mesatare por do të jetë e pranishme edhe mjegulla dhe temperaturat do të jenë nga 1 në 9 gradë Celcius. Në zonën jugore moti do të jetë i vranët dhe i shoqëruar me reshje shiu e dëbore në lartësitë mbi 80 metra në orët e para të ditës së sotme. Era do të ketë drejtim Verilindje-Lindje 2- 12m/s
(s.g/BalkanWeb)