PS denon dhunen ne Mitrovice

Sekretarja per marredheniet nderkombetare, Arta Dade, tha se PS denon aktet e perseritura te dhunes ndaj shtetasve te Kosoves dhe prones se tyre.
“Vleresojme reagimin e menjehershem te autoriteteve te Kosoves dhe EULEX-it e KFOR-it ne marrjen e masave per respektimin e ligjit dhe garantimin e sigurise atje.PSSH mbeshtet keto autoritete dhe shpreh bindjen se funksionaliteti i te gjithe strukturave te EULEX dhe KFOR-it do te mundesoje shmangjen e incidenteve te dhunes dhe do te krijoje kushtet per sundimin e ligjit dhe efektshmerine e te gjitha institucioneve te drejtesise dhe te rendit. Ne vleresojme konsolidimin e shtetit te pavarur te Kosoves si nje proces qe nuk njeh kthim mbrapa.Minoriteti serb duhet te ndergjegjesohet se e ardhmja e tyre europiane eshte ne shtetin e tyre te Kosoves”, u shpreh Dade.
Zonja Dade kerkoi nga Ministria e Jashtme shqiptare angazhim me serioz dhe vemendje me te madhe ndaj ngjarjeve ne Kosove dhe ne rajon, duke kerkuar gjithashtu emrimin sa me pare te ambasadorit te Shqiperise ne Kosove.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code