Tirana zyrtare reagon për situatën në Mitrovicë
Ministria e Punëve të Jashtmë thekson se mbështet plotësisht përpjekjet e KFOR-it dhe EULEX-it për të mos lejuar asnjë lloj dhune në Kosovë, pasi vetëm kështu garantohet ndërtimi i një Kosove demokratike e paqësore.
TIRANE- Tirana zyrtare deklaron se po ndjek me vëmendje situatën në Mitrovicë . Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Punëve të Jashtme është shprehur se Ministri Basha është në kontakt të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Skënder Hyseni dhe Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, z. Bajram Rexhepi.
Për më tepër, në deklaratë theksohet se qeveria shqiptare bashkohet me apelin e institucioneve te Kosovës, drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim, duke qenë të bindur se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i janë të përkushtuar, të gatshëm dhe të aftë të përgjigjën ndaj çfarëdo kërcënimi që mund t’i bëhet sigurisë së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtmë thekson se mbështet plotësisht dhe përshëndet përpjekjet e KFOR-it dhe EULEX-it për të mos lejuar asnjë lloj dhune në Kosovë.
(e.n / Balkanweb )