Rinasi, monopoli gjerman drejt fundit

Shenjat e para jane nga Kryeministri Berisha dhe me tej nga ministri i Transporteve, te cilet kane ftuar disa here investitoret e huaj per te ndertuar aeroport te ri ne Sarande dhe operimin e stacionit ne Kukes.
Sikurse e parashikon marreveshja aktuale me koncesionarin gjerman, deri ne vitin 2025, ne Shqiperi nuk duhet te funksionoje asnje aeroport tjeter, veçse ai i “Nene Terezes”, ne afersi te Tiranes.
Por qeveria shqiptare ka ne planet e saj zgjerimin e transportit ajror, nga veriu ne jug, duke ndertuar piken e Sarandes dhe rehabilitimin e Kukesit.
Madje jane bere edhe projekte si dhe jane perllogaritur vlerat e investimit. Pra, pala shqiptare i ka te gjitha gati per te nisur dy projektet, por me pare i duhet gjetur zgjidhje per rishikimin e kontrates, vlera e se ciles i kapercen disa miliona dollare.