E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e plotë e Argita Malltezit për mediat

"Sot ne fletushken personale TEMA, pronari dhe gazetari i saj Mero Baze vijoi me shpifjen e rradhes sipas te cile Rezart Taci ka qene klient i studios sime ligjore.
Sqaroj me pergjegjesi te plote se Rezart Taci ne asnje rast dhe ne asnje rrethane nuk ka qene klient i studios sime. Jam e hapur t'i pergjigjem cdokujt qe pretendon se ka prova per te kunderten.
Ne fakt, e verteta eshte se Mero Baze ka qene klient i studios sime deri ne kohen kur studioja i refuzoi te perpilonte sipas kerkesave te tij nje praktike per rimarrjen pa shperblim te gazetes Tema te cilen ai me pare e kish shitur me nje cmim qindra milionesh.
Kur ne i beme te qarte se nje praktike e tille binte erë pastrimi parash z.Baze vendosi te mos ishte me klient i studios sone dhe nisi serine e tij te shpifjeve.

Duke qene e detyruar te bej kete pergenjeshtrim gjej rastin te shpreh keqardhjen e thelle dhe t'i uroj sherim z. Baze si dhe te denoj ashper dhunen ndaj tij dhe cilitdo gazetari tjeter si nje akt absolutisht te papranueshem dhe qe lendon mbare shoqerinë"

Argita Malltezi



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›