Rindërtimi i Japonisë do të kushtojë 309 miliardë dollarë

309 miliardë dollarë, ose 25 trilion jen, do të kushtojë rindërtimi i Japonisë, pas tërmetit dhe tsunamit katastrofik që goditi vendin.
Autoritetet japoneze bën të ditura kostot që do të ketë qeveria në rindërtimin e infrastrukturës, shtëpive dhe fabrikave.
Sidoqoftë kjo shifër nuk përfshin dëmet që mund të shkaktohen në ekonomi. Kjo është kriza më e madhe që ka pushtuar vendin që pas luftës së dytë botërore.
Sipas të dhënave qeveritare, dëmet e shkaktuara në infrastrukturë dhe të ardhmen e pasigurtë të reaktorëve të Fukushimas, mund të rrënojë edhe rikupërimin e brishtë të ekonomisë japoneze.
Ndërkohë që rritja e nivelit të radiokativitet në disa produkte ushqimore ka bërë që SHBA të ndërpresë importin e produkteve që rriten në afërsi të zonave në Fukushima. Autoritet e shëndetësisë kanë rritur numrin e prodhimeve bimore, në të cilat janë hasur nivele të larta të elementëve të radiokativitetit. 11 është numri i tyre, të cilat janë të ndaluara të konsumohen nga njerëzit, pasi prodhohen në prefekturën e Fukushimas dhe në afërsi të zonës së kontaminuar.
Ndërkohë që rritet edhe më shumë rreziku i përdorimit të ujit të pijshëm në kryeqytet, pasi niveli i jodit në të është shumë i lartë sipas analizave të fundit.
Ndërsa numri i viktimave të konfirmuar ka arritur në shifrat e 9079 personave, ndërsa 12 645 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Qytete të ndryshme kanë zgjedhur mënyra të ndryshme që të varrosin viktimat. Në disa qytete është krijuar një hapësirë e veçantë dhe një varr masiv, ku do të prehen të gjithë viktimat e katastrofës.
Ndërsa në disa qytete të tjera mungesa e vendit ka bërë që familjet të ndjegin trupat në crematorium.