Siri, forcat e sigurisë vrasin 6 protestues

Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri kanë deklaruar se të paktën gjashtë persona janë vrarë pasi forcat e sigurisë kanë qëlluar kundër protestuesve, afër një xhamie në qytetin Dera.
Qindra persona më herët ishin tubuar në rrugët para xhamisë për të parandaluar trupat që të ndërhyjnë në xhami.
Para sulmit, ishte ndërprerë energjia elektrike dhe shërbimet telefonike.
Kur kanë filluar të shtënat, në lagjet e qytetit Dera, janë dëgjuar faljet “Zoti është më i madhi”.
Nuk ishte e qartë nëse protestuesit kishin ndonjë armë.
Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga qeveria e presidentit Bashar al-Asad.