E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, rritet numri i viktimave nga tërmeti dhe tsunami

Numri i konfirmuar i personave, që kanë humbur jetën dhe të atyre që konsiderohen të zhdukur, pas tërmetit dhe tsunamit shkatërrues në Japoni, ka kaluar shifrën prej 24 mijë vetëve.

Agjensia Kombëtare e Policisë tha se është konfirmuar se nga tërmeti masiv dhe tsunami, që e goditën Japoninë para 12 ditësh, numri i të vdekurve ka arritur në 9408 persona, ndërsa të zhdukur zyrtarisht konsiderohen 14716 persona, pra gjithsej 24 124 persona.

Sipas agjensisë të plagosur janë 2746 persona.

Nga ana tjetër, Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Energji Bërthamore, tha se në centralin atomik Fukushima, që ishte goditur nga tërmeti, ende ka rrjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›