E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ring boksi nga metali

Film kandidat për çmimin Oskar, për efektet e mahnitshme vizuale! Në të ardhmen e afërt, boksi nuk luftohet më midis njerëzve, por midis robotëve gjigantë. Ky është filmi Real Steel, që do të shfaqet në kanalin DigiGold nga java e ardhshme.

Një ish boksier, i katandisur me promovime të vogla të dyluftimeve midis robotëve, do të marrë një mundësi të re në jetë.

Pasi zbulon se ka një djalë 11 vjeçar që nuk e njihte, ai do të gjejë edhe një robot të harruar, i cili mund të jetë kampioni që e kishte kërkuar prej vitesh.

Nga ajo që u tha mund të hiperbolizoni sa të doni për fushën e fitoreve në mes të robotëve, të cilët do të paraqiten në ekran, asht sikurse filmat e tjerë nga “Transformers”, “E.T.”, “Rocky”, “The Champ”, ndërkaq në rolin kryesor të këtij të fundit do ta kemi kë tjetër, pos aktorit Hugh Jackman, i cili është i njohur nga “X-Men”, kurse regjinë e ka bërë regjisori i “Night at the Museum” - Shawn Levy.

Filmi “Real Steel” është një dramë e vërtetë, por kësaj radhe në qendër të saj janë robotët e metalet, të cilët janë të programuar për të luftuar në ring, përderisa gjatë gjithë këtij filmi do të përjetoni një adrenalinë që nuk e keni përjetuar më parë. Kjo nuk do të thotë se filmi nuk ka zemër.

Në të ka një tregim të vërtetë dashurie, edhe pse “Real Steel”. Këtë dashuri e paraqet në mënyrë sipërfaqësore tek karakteri i Jackman që ngjason me karakterin e Rocky Balboa, me emrin Charlie Kenton, kurse ai është i dashuruar në Bailey (Evangeline Lilly), një ish të dashur të tij që e kishte para së t’i bashkohej punëtorisë së robotëve duke u bërë më vonë një promotor i një cirku të boksit të robotëve, por të cilët dalin në ring dhe luftojnë pothuajse sikurse njerëzit.

E.T, apo karakter R2-D2, është një robot i thatë, sykaltër - pothuajse njerëzor dhe i takon gjeneratës së parë të robotëve boksierë me emrin Atom, përderisa është shpëtuar nga një kopsht i plehrave duke u adoptuar nga Max (Dakota Goyo), një djalë 11 vjeçar i Chalie.

Në disa raste Max është një maniak i video-lojërave, i do lodrat e tij të reja, “por edhe sekretin e tij.

“Real Steel” është një film që bazohet në tregimin e shkurtër “Steel” të Richard Matheson të vitit 1950, i cili tregim është adaptuar edhe për njërin episod të filmit “The Twilight Zone.

Në këtë rast robotët janë karaktere të vizatuara që ngjasojnë me mundësit profesionalë si dhe boksierët. Një prej tyre quhet edhe Twin Cities.

Për shkak se Atom ka një aplikacion të veçantë që quhet “modeli n’ hije”, në të cilin ai bën lëvizje njerëzore, djali dhe lodra e tij zhvillojnë një akt vallëzime që e bën filmin brilant në efektet vizuale

Charlie e përgatit Atomin për duel vendimtar, përderisa përballë ai do ta këtë një robot tjetër monster që quhet Zeus, por Charlie edhe pse ka përballë një model të ri të robotit, e zgjedh këtë model të vjetër të robotit dhe arrin që të mund një prototip roboti shumë të rrezikshëm.

“Real Steel” është një film që i takon më shumë zhanrit të pop-kulturës së filmave sot nëpër botë, përderisa në të paraqiten ndërlidhja humane në mes të njerëzve dhe makinave, pavarësisht se kemi të bëjmë me robotë që janë të punuar për të luftuar.

Filmi nuk pyet për ndonjë dashuri të thelë në mes të dashurisë se njeriut në teknologji, por për dëshirën që njerëzit t’i besojnë robotëve çmendurish, madje edhe për sigurinë e tyre.

Tashmë ka një numër të madh të njerëzve të cilët nuk mund të jetojnë pa gjëra teknologjike në shtëpitë e tyre dhe popujt e përparuar tashmë shumicave të gjërave i kanë nga plastike apo metalet e ndryshme.

Filmi është i atillë që nuk ju lejon pa e shikuar deri në fund, edhe pse në duel kemi një produkt inteligjence jo humane, por që është shumë interesante që në pamje të parë.

------

REAL STEEL

Regjia: by Shawn Levy; Skenari: John Gatins, bazuar në tregimin e Dan Gilroy dhe Jeremy Leven si dhe tregimin e shkurtër “Steel”, nga Richard Matheson; drejtor i fotografisë: Mauro Fiore; montazha: Dean Zimmerman; muzika: Danny Elfman; Dizajner: Tom Meyer; kostumet: Marlene Stewart; Producentë: Levy, Don Murphy dhe Susan Montford; Distributor: DreamWorks Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë 8 minuta.

Aktorë: Hugh Jackman (Charlie Kenton), Dakota Goyo (Max Kenton), Evangeline Lilly (Bailey), Anthony Mackie (Finn), Kevin Durand (Ricky), Hope Davis (Deborah Barnes), James Rebhorn (Marvin Barnes), Karl Yune (Tak Mashido) dhe Olga Fonda (Russian Robot Owner).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›