E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newcastle, pas Xhemajlit

Forma e mirë të cilën po e tregon kohëve të fundit Blerim Xhemajli nuk ka lënë pa u rënë në sy klubeve evropiane. Siç shkruan portali sportiv anglez Talksport, klubi anglez Newcastle ia ka mësyrë futbollistit shqiptar.

Përfaqësuesi zviceran tashmë është bërë lojtar i rëndësishëm i Napolit. Ai ka kontratë me klubin italian deri në qershor të vitit 2015, por klubi bardh e zi është i gatshëm ta bëjë një ofertë të majme për ta bindur klubin napolitan të heqë dorë nga 26 vjeçari.

Sidoqoftë, gjithnjë sipas Talksport, ‘Magpies’ duhet të tregohen të shkathtë, pasi që u duhet ta mposhtin konkurrencën e dyshes gjermane Borussia Monchengladbach e Stuttgart, të cilat janë të interesuara po ashtu për futbollistin shqiptar nga Maqedonia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›