E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ringjallen eksportet. INSTAT: Stinë e mbarë për energjinë

Muaji mars 2010 shënon një rigjallërim të eksporteve. Sipas raportit të INSTAT vec kësaj rritje zgjerim ka pësuar edhe gama e importeve e për pasojë vazhdon përkeqësimi i deficitit tregtar të vendit.

“Në Mars 2010 u eksportuan 14.556 milionë lekë mallra me rritje 28.% në krahasim me shkurt 2010 dhe rritje me 83% në krahasim me mars 2009. U importuan 38.177 mln lekë mallra me rritje 19.3% në krahasim me shkurt 2010 dhe rritje 14% në krahasim me mars 2009. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 23.621 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.1% krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 7.5% krahasuar me Mars 2009” tha Alma Mezini, specialiste e tregtisë së jashtme.

Por shifrat tregojnë se “lulëzimi” i eksporteve shqiptare më së shumti ka ardhur nga stina e mbarë në tregtimin e energjisë elektrike.

“Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 67.7%, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 34.5%, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 27.3%, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 19%, etj” tha Mezini.

Ndërsa sa u takon importeve ka një rritje të konsiderueshme të materialeve të ndërtimit, prodhimeve të letrës, ushqimeve dhe karburanteve.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›