Ringjallja e Migjenit ne skene
Poezitë migjeniane, përmes muzikës dhe lëvizjeve do të vijnë në skenë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit. “Migjeniana” është spektakli kushtuar një prej figurave më të njohura në letërsinë shqipe që i rezistoi të gjitha kohërave, një shfaqje që rikthehet pas 5 vitesh në skenë. Shkodra, qyteti i lindjes së poetit do të jetë mikpritësja e parë e shfaqjes, e cila më pas do të jepet dhe për publikun kryeqytetas. Solistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit i gjejmë në prova, ndërsa koreografin e njohur Agron Aliajn me emocion te dyfishta.
Madhështia që mbartin vargjet e Migjenit do të vijë në këtë shfaqje dhe me elementë kontemporanë.
Me muzikë të Gjon Simonit, koreografi të Agron Aliajt, poeti i viteve’30 do të vijë në skenë përmes vargjeve të tij më 14 tetor për ’’Në t’ birtë e shekullit të ri’’.