Meta LSI ka treguar qe e ka integrimin si kryefjalen e saj
Nisur nga rezultati i zgjedhjeve të 8 Majit, i cilësuar si spektakolar nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo forcë politike e sheh veten përcaktuese në zgjedhjet e parlamentare të 2013-ës.
Në një takim me strukturat e forumit rinor në Fier, Meta tha se pas dy vitesh, LSI-ja me të rinjtë e saj do të dëshmojë se është forca politike e së ardhmes europiane të shqiptarëve.
“Zgjedhjet e 8 majit treguan një rritje spektakolare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në të gjithë vendin.
Zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 absolutisht që do të tregojnë se kjo është forca e së ardhmes, se kjo është forca që ka vizionin dhe energjitë për të përmbushur aspiratat integruese të fierakëve dhe shqiptarëve sepse LSI është forca e rinisë”, tha ai.
Duke shtuar se “Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar që ka integrimin si kryefjalën e saj, që ka integrimin si vizion, që ka integrimin si aspiratën mbarëkombëtare të gjithë shqiptarëve, të gjithë të rinjve që do ta çojë drejt një të ardhme më të begatë, më të ndritur për çdo të ri dhe të re të Shqipërisë”.