Hugo Chavez ka rinisur nje koalicion te krahut te majte
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka rinisur një koalicion të krahut të majtë politik për të ndihmuar në marrjen e një mandati tjetër në postin e presidentit të vendit.
"Ky është një moment historik në rrjedhën e revolucionit socialist", tha Chavez në një ceremoni në Caracas.
Chavez ka qenë në pushtet që nga viti 1999.
57-vjeçari thotë se ai është i vendosur të fitojë një tjetër mandate edhe pse i është nënshtruar një operacioni për kancer në muajin qershor të këtij viti.
"Ne do t’i japim një shuplakë të mirë borgjezisë”, tha ai.
Chavez pritet të përballet me një sfidë të fortë nga partitë opozitare, të cilat në shkurt do të zgjedhin një kandidat të vetëm për të dalë kundër tij.
Opozita mbështetet mjaft tek pakënaqësinë mbi nivelet e larta të krimit të dhunës dhe inflacionit në rritje.
Mirëpo Chavez gëzon mbështetje të gjerë, veçanërisht në mesin e venezuelianëve të varfër që kanë përfituar nga shpenzimet për shëndetin dhe arsimin.
Sondazhet e opinionit tregojnë se ai mund të fitojë 60% të votave në zgjedhjet e tetorit te vitit 2012.
Chavez ka fituar simpati falë dhe sëmundjes se tij, ndërkohë që kjo ka bërë që mjaft analistë të tregohen skeptikë përsa u përket aftësive të tij për të qeverisur.