E Diel, 1 Nëntor 2026

Ringjallja e idese se madhe

A duhet te unifikohet sistemi i taksave mes Shqiperise dhe Kosoves? Apo te hiqen doganat? Ose te mos kete kontroll policor ne pikat kufitare? Te pergatitet legjislacion qe i trajton njesoj shqiptaret si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi? Apo te angazhohen Tirana dhe Prishtina qe te bejne edhe bashkim territorial dhe Kosova e Shqiperia te funksionojne si nje shtet i vetem? Jane keto vetem disa nga pyetjet qe ngjalli ideja e Sali Berishes per bashkimin e shqiptareve. Reagimet nuk kane munguar. Perkundrazi. Jo vetem ne Kosove, por edhe jashte kufijve te saj. Derisa disa parti ne Qeveri te Kosoves deklaraten e Berishes, te dhene per media pak dite me pare - i cili thote se projekti i dy qeverive eshte bashkimi i kombit, ne kuptim te zhdukjes se kufijve dhe lehtesimit te bashkepunimit mes bizneseve te te dyja vendeve - e shohin vetem ne kuptimin e afrimit te bashkepunimit te ngushte te dy shteteve, disa te tjera kete e interpretojne si nje hap qe con drejt bashkimit kombetar. "Ne do te punojme, sapo te krijohet qeveria e re, qe t'i zhdukim te gjitha dallimet qe i mundojne qytetaret shqiptare kur vijne ne Shqiperi apo kur te shkojne ne Kosove. Ne kete kontekst, me z. Thaci ne kemi nje projekt dhe ky projekt eshte qe t'i bejme shqiptaret te ndjejne bashkimin ne cdo gje", ka deklaruar Berisha.

Kryetari i Levizjes per Integrim dhe Bashkim, qe eshte pasardhese e LKCK-se, Smajl Latifi, mendon se deklarata e kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, fillimisht nenkupton integrim i Kosoves dhe i Shqiperise ne te gjitha rrafshet e jetes dhe punes ne te dyja vendet, e i cili me ne fund do te coje drejt bashkimit kombetar te Kosoves e Shqiperise. "Integrimi duhet te jete ne rrafshin kulturor, sportiv, ne te gjitha sferat e jetes dhe te punes. Me kete duhet te krijohen kushtet qe integrimi te jete nje proces intensiv dhe kjo strategji e con perpara procesin e bashkimit te kombit shqiptar ne nje shtete te vetem kombetar ne Ballkan", thote Latifi.

Sipas tij, bashkimi i ketyre dy vendeve eshte nje proces historik i pandalshem dhe se ky eshte nje projekt madhor gjithekombetar. "Ne si Levizje per Integrim dhe Bashkim, edhe dikur si LKCK, vazhdimisht kemi pasur qendrimin ne drejtim te realizimit te projektit madhor gjithekombetar te bashkimit te popullit shqiptar ne nje shtet te vetem kombetar ne Ballkan. Eshte proces i pandalshem historik i bashkimit te kombit shqiptar ne nje shtet", shtoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›