E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA i kërkon Bangladeshit njohjen e Kosovës

Kjo kërkesë është bërë nga ambasadori amerikan në Daka, James F. Moriarty, pas një takimi një orësh me ministrin e Jashtëm të Bangladeshit, Dipu Moni.

"Unë e ngre edhe një herë çështjen e njohjes së Kosovës nga Bangladeshi dhe i kërkoj qeverisë së Bangladeshit që ta njohë Kosovën, sa më shpejt që të jetë e mundur", ka thënë ambasadori amerikan.

Ai ka thënë se shtetin e Kosovës e kanë njohur tashmë 62 vende të botës dhe se Kosova tani është anëtare e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

"Kam përshtypjen se ajo (qeveria e Bangladeshit) do ta marrë në konsideratë këtë çështje, edhe një herë", ka thënë Moriarty, duke iu përgjigjur pyetjes së cila ka qenë përgjigja e ministrit Moni lidhur me kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. /qik/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›