E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu mbeshtet policine para protestes se FRESSH

Punonjesit e Policise se Shtetit te rreshtuar perpara Ministrise se Brendshme nje dite me pare para fillimit te protestes se FRESSH jane takuar nga ambasadori i SHBA-ve

Pak minuta para protestes se paralajmeruar te te rinjve te Forumit Rinor Eurosocialist te Shqiperise FRESSH para Ministrise se Brendshme ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu u ka dhene mbeshtetjen e tij efektiveve te policise ne detyre te rreshtuar para dyerve te kesaj ministrie. Gjithcka ka ndodhur pas mesdites se djeshme kur ne fakt ambasadori Arvizu ka qene afer vendit ku pas disa minutash pritej te niste edhe protesta e te rinjve socialiste pikerisht ne Galerine Kombetare te Arteve ne krah te dikasterit te rendit. Pas mbarimit te vizites se tij ne ekspoziten personale te celur nga piktori i artit pamor Gazmend Leka ambasadori i Shteteve te Bashkuara nuk ka preferuar pas daljes te hipe ne makinen e tij i shoqeruar nga truprojat por eshte drejtuar disa metra me larg ne kembe per tiu bashkuar nga afer efektiveve te policise ne ate kohe ne sherbim te rreshtuar perpara Ministrise se Brendshme ne pritje te fillimit te protestes. Ambasadori Arvizu eshte pare duke u takuar dhe duke folur ndonese ne nje takim informal me disa nga punonjesit e policise disa metra larg hyrjes per ne ministri. Gjithashtu kreu i perfaqesise diplomatike ne Tirane eshte pare te pergezoje duke shkembyer edhe disa fjale me efektivet e Policise se Shtetit te cilet nga ana e tyre e kane siguruar ambasadorin per mbarevajtjen e protestes. Ne kete pike burime nga keta te fundit jane shprehur se punonjesit e policise te rreshtuar perpara Ministrise se Brendshme nje dite me pare para fillimit te protestes se FRESSH kane marre mesazhin e percjelle nga ambasadori i SHBA-se ne Tirane per nje funksionim sa me te qete te protestes dhe mbarevajtje te rendit gjate saj sikurse jane inkurajuar per kryerjen e detyres. Me pas kreu i trupit diplomatik amerikan eshte drejtuar serish ne kembe per tek automjeti i tij i blinduar.

Protesta para MB-se 30 freshiste dhe 35 gazetare e kameramane boks gri

FRESSH organizoi dje nje proteste perpara Ministrise se Brendshme ku ajo qe u vu re ne teresine e saj ishte pjesemarrja shume e ulet e tubuesve e cila nuk shkonte me shume se 30 persona. Keshtu duke bere nje krahasim shume te thjeshte dukej qarte se numri i kamerave te televizioneve te vendosura prane ministrise per te transmetuar ne publik kete proteste ishte me i madh se ai protestuesve. Megjithese protestuesit kishin paralajmeruar qe zgjatja e ketij tubimi do te ishte deri ne mesnate numri i vogel i mbeshtetesve dhe mungesa e lejes ne polici per zgjatjen e protestes solli mbylljen e saj me vetem nje ore. Kjo proteste e FRESSH u lajmerua menjehere pasi Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e qeverise la te nenkuptohej se do te jete pikerisht ministri Lulzim Basha kandidati me i mundshem i koalicionit qeveritar per bashkine e kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›