Rini dhe rebelim sipas Coppolas
Akademia Marubi
Francis Ford Coppola me një film për një bandë gansterësh të vitit 1983, "The Rumble fish", eksploron mitin amerikano-urban në formën e një fantazme të madhe bardhë e zi. Në ditën e filmit të së enjtes, në orën 19.00 në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias Marubi, një histori të rinjsh në Oklahoma.
Një mit që zbërthehet tek figura e të riut Rusty James (interpretuar nga Matt Dillon) tek raportet me vëllain e tij më të madh (Mickey Rourke) dhe me të atin (Dennis Hopper). Dillon të kujton një James Dean apo një Marlon Brando sipas Elia Kazanit.
"The rumble fish" i regjisorit të mirënjohur të "Apocalypse noë" është një nga ata që ka influencuar edhe në "filma noir" të sotëm, si "Sin City". Zgjat 1.35 minuta.