"Varfëria që po na kaplon, pasojë e militantëve në vendimmarrje"
Problemet që po kalon shoqëria shqiptare po nxjerrin dita-ditës në dukje shumë probleme që janë pasojë e punësimit të militantëve partiakë në poste vendimmarrëse.
Kjo gjë nuk i vlen asnjë vendi dhe në asnjë vend të botës, sepse bindjet politike, në rastin më të mirë, mund të jenë rrjedhojë e një programi partie, kurse profesionalizmi kërkon shumë më tepër mund, djersë, studim e përpjekje. Marrja e një vendi pune në mënyrë abuzive, i jep efektet e veta gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Shkenca ka ecur përpara, elektronika është zhvilluar shumë, por ky zhvillim ka lënë trurin tonë në gjumë. Pse? E dini që unë njoh studentë në shkollë të lartë që nuk dinë të bëjnë veprimet matematikore të lëndës së klasës së katërt fillore? Pse normale është kjo?
Vendin po e kaplon varfëri shumë e madhe dhe kjo është mungesë e profesionalizmit në drejtim.