Rinis Kupa e Shqipërisë me ndeshjet e Turit të Dytë

Nesër do të luhen ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, që këtë sezon do të zhvillohen sipas një formati të ri.
Në turin e parë skuadrat e kategorisë së dytë dhe të tretë u përballën me njëra tjetrën në një ndeshje të vetme mes tyre për të nxjerrë 6 ekipet që do të luftojnë me 32 ekipet më të mira të Shqipërisë për të fituar kupën. Faza paraeliminatore në strukturën e re të kupës ka të përfshira dy ndeshje, turi i parë dhe turi i dytë eliminator. Në turin e parë paraeliminator skuadrat u ndanë në dy grupe me nga 12 ekipe. Të gjitha ekipet u përballën në një ndeshje dhe në fund të 90 minutave të u kualifikuan 12 skuadra. Këto 12 skuadra luajtën sërish së bashku dhe më 10 shtator nga ku dolën edhe 6 ekipet që do të kualifikohen për të marrë pjesë mes 32 skuadrave që do të luajnë për të fituar kupën.
Në turin e dytë, që nis të mërkurën marrin pjesë dhe skuadrat e Kategorisë Superiore. Pjesëmarresit ne turin e dytë janë ndarë në grupe dhe do të luhet sipas një skeme të përcaktuar. Skuadrat e kualifikuara do të njihen pasi të zhvillohen dy ndeshje, vajtje-ardhje. Ndeshjet e para do tëe luhen nesër, më 20 shtator, dhe të kthimit do te jenë pas nje jave. Sipas skemës së paracaktuar janë favorizuar skuadrat e kategorisë kryesore, të cilat do ta luajnë në shtëpi ndeshjen e kthimit. Skuadrat e cdo grupi do të eliminojnë njëra-tjetrën, deri sa nga secili prej tyre të dalë një finalist. Ciftet e turit të dytë të Kupes së Shqiperisë janë:
GRUPI 1
Dajti-Elbasani
Iliria-Dinamo
Rrogozhina-Besa
Sopoti-Shkumbini
Burreli-Flamurtari
Laci-Kastrioti
Tepelena-Skënderbeu
Turbina-Pogradeci
GRUPI 2
Cakrani-Tirana
Gramozi-Partizani
Butrinti-Vllaznia
Gramshi-Teuta
Bilishti-Apolonia
Besëlidhja-Luftëtari
Ada-Lushnja
Erzeni-Tomori