E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhunior sot stërvitja e parë me Partizanin

Agripino Serafin da Silva Zhunior, sulmues i njohur brazilian është rikthyer sërish te Partizani, pas mungesës në edicionin 2005-2006. I ardhur në Shqipëri fillimisht më 22 shtator 2004, për tu aktivizuar në rradhët e Partizanit për sezonin 2004-2005, pas dështimit të testit me ekipin e Bahreinit, FC Dubai, Junior nbërriti në Tiranë së bashku me
tetë lojtarë të tjerë brazilianë pas "fshesës" që presidenti i Partizanit, Albert Xhani u dha shtatë lojtarëve të "implikuar" në skemën e mosimpenjimjit në ndeshjet turit të dytë të Kupës UEFA Partizani-Hapoel Bnei Sahkhin, ku Partizani humbi në të dy takimet (3-0 dhe 3-1). Zhunjor, 30 vjec, sot kreu stërvitjen e parë më Partizanin, ndërsa nesër do t'u nënshtrohet vizitave mjekësore në klinikën e klubit Partizani, ku mjeku Petref Rusi e fizioterapisti Perli Rusi do të japin edhe detajet e gjendjes së tij fizike. "Zhunjor" gjatë aktivizimeve të tij me Partizanin u dallua si lojtari më i mirë i grupit të "kafesë" : Aleksander Viana Antonio Karioka, (sulmues), Carlos dos Santos Veloso (mbrojtës), Leonel Adriano da Silva (mesfushor), Maurizio Jose Rodriguez (sulmues), Enrik Vale de Oliveira, (qëndermbrojtës, Carlos Eduardo Bizarre (mbrojtës), Joner Luis Telez Lopez (mesfushor i djathtë), Bernardo Barboza de Carvalho (organizator).
Shtatlartë, elegant në veprime dhe potent në përdorimin e goditjes më kokë, golin e parë në Shqipëri e shënoi kundër Tiranës në humbjen e dramatike të Partizanit (2-5) në javën e 6, më 2 tetor 2004, ku fajtori kryesor ishte portieri senegalez me pasaportë franceze, Nunke Guteneberg. Zhunjor realizoi golin e barazimit 2-2 (min.64'), përpara se Partizani të pësonte tre gola qesharakë. Zhunjor i shënoi dhe një gol tjetër Tiranës në barazimin 3-3 (java e 15-të, më 10 dhjetor 2004), madje golin e parë të këtij takimi (minutën e 2-të). Dy gola kundër Lacit (njëri me penallti) dhe nga një gol Vllaznisë dhe Teutës, mbyllën dhe aventurën e parë shqiptare të tij me Partizanin.
Zhunjor në sezonin 2004-2005 shënoi 6 gola, shumë pak për vlerat financiare me të cilat ai ishte paguar nga presidenti Xhani. Ai u kërkua nga Tirana për t'u aktivizuar në sezonin 2005-2006, por pa mundur të realizohet kjo transfertë nuk u realizua. Zhunjor pritet të luajë kundër Besës së Kavajës në javën e 4-t të Kategorisë Superiore, duke plotësuar edhe një boshllëk të dukshëm të Partizanit në repartin e avancuar.

Golat e Zhunjor me Partizanin gjatë sezonit 2004-2005
Java 6, 2 tetor 2004
Partizani-Tirana 2-5
Agripino Serafin Da Silva Zhunior 64'

Java 9, 30 tetor 2004
Laci-Partizani 0-4
Agripino Serafin Da Silva Zhunior 51'

Java 14, 5 dhjetor 2004
Vllaznia-Partizani 3-1
Agripino Serafin Da Silva Zhunior 57'

Java 15, 10 dhjetor 2004
Tirana-Partizani 3-3
Agripino Serafin Zhunior 2'

Java 18, 22 dhjetor 2004
Partizani-Laci 4-1
Agripino Serafin Da Silva Zhunior 24' (pen)

Java 20, 22 janar 2005
Teuta-Partizani 1-2
Agripino Serafin Da Silva Zhunior 75'

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›