Rinis aksioni per ndertimet pa leje ne vlore

Ka filluar aksioni për ndërtimet pa leje në Vlorë, por nënkryetari i Bashkisë tregon se ato objekte ne bregdet do të rrëzohen, vetëm pasi të miratohet një listë nga qeveria.
Duke mos ditur se cilat ndërtime do të prishen në bregdet dhe cilat jo, ia rinisën aksionin në lulishten e shkrimtarëve.
Policia bashkiake e Vlorës, rrëzoi tre lokale që ndodheshin brenda këtij ambjenti.
Se për cilat ndërtime duhet të orientohen fadromat, vendoreve iu duhet një miratim nga lart.
Dhe pse kjo është kompetencë e tyre ligjore, ata presin një listë qeveritare.
Operacioni i policise bashkiake në Vlorë për prishjen e ndërtimeve pa leje nisi që në fillim të muajit gusht. Por tre ditë më pas ai u ndërpre, me preteksin e sezonit turistik.
Kurse ditët e ardhshme aksioni do të vazhdojë me heqjen e ndonjë kioske, ndërsa për ndërtimet që kanë betonizuar bregdetin, duhet të presin.