E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinis protesta e opozites KQZ merr ne shqyrtim ankesat e partive

1830 - Komisionit Qendror Zgjedhor nis marrjen ne shqyrtim te kerkesave ankimore te partive politike pjesemarrese ne procesin zgjedhor te 8 majit. Partia Socialiste ka dorezuar nje ankese per shkelje te afateve per perpilimin e tabeles permbledhese per zgjedhjet per kryetar te Bashkise se Tiranes.

Nderkohe ka rinisur protesta para Komisionit Qendror Zgjedhor nga ana e mbeshtetesve te opozites. Ashtu si edhe gjate protestes se paradites pritet qe deputete te Partise Socialiste te mbajne fjalime para te pranishmeve. Ne kete proteste pervec qytetareve te Tiranes kane ardhur dhe qytetar nga rrethet e vendit.

Prania e policise eshte shume e madhe ashtu sic ka ndodhur dhe ne ditet e tjera te protestes se zhvilluar nga simpatizantet e Partise Socialiste ne mbrojtje te votes.



Mijera qytetare dhe deputete te Partise Socialiste u grumbulluan rreth ores 1000 te mengjesit te se shtunes ne ambientet e jashtme te KQZ-se.

Burime nga vendngjarja bejne me dije se ky eshte numri me i madh i protestuesve te mbledhur para KQZ-se qe prej fillimit te protestave prane ketij institucioni. Nga ana tjeter informacionet e para flasin per nje numer efektivash te policise te pandryshuar ne krahasim me protestat e meparshme.

Nderkohe qindra autobuze dhe automjete private me qytetare mesohet te jene nisur nga rrethe te ndryshme per tiu bashkuar kryeqytetasve ne kete proteste.


Jemi mbledhur ketu vetem per nje qellim te mbrojme ligjin kushtetuten dhe te drejten e votes. I themi Ristanit te mos behet qen stani. Une kam nje pyetje per demokratet Po te kishin fituar ata a do mblidhej sot Komisioni i Qendror Zgjedhjeve Nuk mund te legalizohen votat e nje kutie te gabuar dhe ti cosh ne nje kuti tjeter sepse nuk ka ligj. Kjo proteste nuk behet per te bere presion por per te mbrojtur ligjin. tha Majko.


Nderkohe sipas Spartak Ngjeles raporti qe OSBE/ODIHR publikoi dje kerkon indirekt qe kryeministri Berisha te jape doreheqjen pasi po manipulon zgjedhjet.


Mbas atij raporti qe e implikon direkt kete mashtrues votash asnje kryeminister evropian nuk do qendronte as nje dite ne karrigen e vet. Ne kemi bere nje beteje prej dy vjetesh per voten e lire dhe mendoj ta vazhdojme ate pasi ky njeri nuk heq dore nga manipulimi ngaqe e di se nuk e do populli i tij. tha Ngjela.


Pas 3 oresh proteste deputeti Saimir Tahiri njoftoi se qytetaret do rimblidhen serish sot ne oren 1800 per te vazhduar ate.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›