E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare - Bashes Terhiqu nga gara

Zoti Lulzim Basha


I shqetesuar seriozisht si shumica e shqiptareve brenda dhe jashte vendit po ju dergoj kete leter te hapur me shprese se ndoshta mund te ndihmoje ne zgjidhjen e kolapsit te papritur ne te cilin eshte gjendur jo vetem shteti por gjithe kombi shqiptar.
Seshte nevoja te zgjatem ketu per pasojat e renda te ketij kolapsi qe nis prej tronditjes se demokracise dhe kalendarit te jetes se brendshme gjer te rreziku i izolimit te ri te vendit cka do te ishte fatale sot per te dy shtetet shqiptare ne Ballkan.


Nisur nga kjo shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim i cili nga kendveshtrimi i klases politike shqiptare mund te duket i gabuar politikisht strategjikisht taktikisht etj.etj. por nga nje tjeter pikpamje nga interesat e larta t vendit te republikes dhe te kombit do te ishte i drejte dhe i sakte.


Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohet e fundit ne qender te nje cikloni i cili jo vetem mund tia mbylle rrugen perparimit te kombit shqiptar por ta ktheje ate shume vite prapa ne histori. Seshte nevoja ketu tju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do te jete kjo mbrapeshti.


Nisur nga kjo ne kushtet e nje fitimi ose te nje humbjeje fare te paqarte do tju propozoja nje gjest qe sot per sot eshte i rralle gati i perjashtuar nga jeta politike shqiptare terheqjen nga kandidimi per kryetar bashkie.


Nuk e kam veshtire te marr me mend ne kete rast reagimet e militanteve te krahut tuaj politik. E bashke me te hamendjet dyshimet e gjithe britmat rituale. Do tju thoshja se prej kohesh ato sme bejne asnje prshtypje. Nderkaq meqenese kane lidhje me nje pjese te popullit shqiptar do te doja tju jepja thelbin e mesazhit tim Me kete propozim pavaresisht se si do ta kuptoni une ju nderoj.


Qe te jem i sakte gjer ne fund do te shtoja se kjo nuk eshte ceshtje preference per ju ceshtje afersije etj. Dhe aq me pak nuk eshte sfide ndaj kundershtarit tuaj politik. Propozimi per terheqje mund tia beja secilit prej jush por mendova se terheqja do te ishte me e lehte per ju qe jeni ne pushtet sesa per tjetrin qe eshte shef i opozites.
Prej kohesh jam i paanshem dhe ky qendrim me shum se ndonje merite apo mosmerite e imja ka te beje me profesionin tim. Per shkrimtarin gjithe bashkekombasit jane ne radhe te pare lexuesit e tij ndaj ai e ka veshtire te jete me njeren gjysme kunder tjetres. Ky vizion dikujt mund ti dukej egocentrizem prej shkrimtari por nese kjo do te gjykohej e fajshme do ta pranoja kete faj apo kete cen gjenetik.


Duke ju propozuar terheqjen prej kandidimit desha tju kujtoj se gjeste te tilla jane te njohura ne historine e pjeses me te emancipuar te njerezimit. Jane te njohura dhe te cmuara si gjeste te medha terheqja nga nje kembengulje nga nje post nga nje dyluftim madje nga nje fron nese kembengulja posti dyluftimi apo froni shkaktojne fatkeqesi. Desha tju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar I.Qemali me 1912 ka qene njekohesisht themeluesi i doreheqjes shqiptare kur me gjestin e tij madheshtor pas kerkeses se fuqive europiane u terhoq nga posti i vet per te miren e Shqiperise.
Mendoj se Shqiperia nuk duhet ti harroje keto shenja te medha te qyteterimit te saj. Ajo duhet ti kultivoje ato te tregoje se nuk eshte nje shtet tribal por shtet europian demokratik pjese e familjes me te emancipuar te kombeve. Ajo duhet te tregoje se eshte ne gjendje se mundet se duhet te jete anetare e denje e familjes.


Gjesti i juaj do te jete nje mesazh emancipimi dhe shprese per brezin e ri shqiptar duke prfshire edhe ate te politikaneve. Cdo gjest i tille perpara se t nderoje nje politikan nje krah apo nje stine te politikes na nderon te gjitheve.


Jemi mesuar me shprehjen turp i perbashket qe mire a keq e kemi prjetuar gjate shum viteve por rralle here me shprehjen tjeter nder i prbashket .
Le te shpresojme se do te vije edhe koha e saj.

Miqesisht me shprese
Ismail Kadare shkrimtar
Paris 21 maj 2011



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›