E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinisin reshjet e dëborës, probleme në Bulqizë

Rinisja e reshjeve të dëborës dhe temperaturat e ulta ka shkaktuar probleme në rrethin e Bulqizës.
 

Sipas informacioneve në qytetin e Bulqizës trashësia e dëborës ka arritur në 7 centimetra ndërsa ndërmarrja e rrugëve po hedh kripë dhe skorje për të shmangur problemet.
 

Gjithashtu temperaturat e ulta kanë shkaktuar probleme në Fushë Bulqizë dhe Qafë Buall.
 

Ndërkohë reshjet e dëborës ka vijuar përgjatë gjithë natës edhe në qytetin e Peshkopisë por nuk raportohet për problem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›