E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet filiali i një banke në Vlorë, plagoset një punonjës

Grabitet në mes të ditës filiali i një banke në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës ku tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në ambjentet e bankës dhe pasi kanë plagosur një punonjës të bankës, kanë grabitur paratë dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
 

Menjëherë punonjësi i plagosur është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ai është plagosur në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Nuk dihet ende shuma e grabitur ndërsa policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›