Rinisja e dialogut mes Koreve

Koreja e Veriut ofron rinisjen e dialogut me Korenë e Jugut. Lajmi vjen pasi i dërguari i SHBA Stephen Bosworth u takua ne Seul me përfaqësues të qeverisë së Koresë së Jugut, duke hedhur së bashku kërkesën ndaj Veriut për të treguar një angazhim të vërtetë per çeshjen nukleare, si një kusht për rihapjen e negociatave.
Disa orë më vonë, Pheniani lëshoi një deklaratë me ofertën për Korene e Jugut per te hapur sa me shpejt të jetë e mundur, një dialog që përfshin të gjitha çështjet e pazgjidhura.