Marok, shkatërrohet celula e Al-Qaeda

Auroritetet marokene informuan gjatë pasdites së sotme se kanë arritur të shkatërrojnë një celulë të Al-Qaeda, në një zonë të Saharasë Perëndimore.
Policia arriti të vinte në pranga 27 persona, të armatosur rëndë. Midis arsenalit të tyre figuronin 30 automatikë kallashnikovë dhe dy raketa, raportoi Ministri i Brendshëm i vendit, Taieb Cherqaoui.
Saharaja perëndimore përfshihet formalisht në territorin e Marokut, por një grup separatist i quajtur Grupi Polisario gjithashtu pretendon këtë territor. Celula e zbuluar drejtohej prej një shtetasi maroken, i cili stërvit rekrutë të Al-Qaeda në një kamp terrorist në Mali.
Maroku, Algjeria, Mauritania, Mali dhe Nigeri, vende me shumicë dërmuese muslimane kanë bashkuar forcat në luftën kundër Al-Qaeda dhe organizatave të tjera terroriste në Afrikën perëndimore.